E diela ditë jopune në Maqedoni, do të sillte pasoja për gastronominë dhe turizmin

Qeveria e Maqedonisë së Veriut planifikon që e diela të shpallet ditë jopune në vend, duke mbyllur thuajse gjithçka përfshirë restorante si dhe aktivitete tjera të biznesit.

Megjithatë ky propozim nuk është pritur mirë nga shumica e odave ekonomike në vend. Nënkryetari i odës së turizmit dhe gastronomëve pranë Lidhjes së Odave të Maqedonisë, Martin Angelovskin theksoi se propozimi – për të shpallur të dielën një ditë jo pune është plotësisht e palogjikshme dhe e papranueshme për sektorin e gastronomisë.

Siç thotë ai, në pjesëmarrjen e sotme në emisionin “Magazina Ekonomike” në Alsat, e diela është dita kur njerëzit vizitojnë më shumë restorantet.

“Ne duhet ta marrim atë shumë më seriozisht dhe të kuptojmë pasojat afatgjata të këtij ligji. Restorantet e mëdha maksimumin e qarkullimit të tyre e bëjnë kryesisht gjatë fundjavave. Nëse kjo ditë iu shkurtohet, më besoni, ata mund të bëjnë 30% të të ardhurave të tyre javore atë ditë. Do të kishte një ndikim shumë serioz,” theksoi Angelovski. (INA)