E ftuara braktis emisionin live në TV-në shqiptare, pasi që u pyet për rrogën

Blogerja e njohur shqiptare Adisa Gjomemo ishte pjesë e “Ftesë në 5” me Bieta Sulon, nga ku tregoi gjithë eksperiencën dhe aventurat gjatë qendrimit në Oman.

Ajo zgjodhi të linte karrierën të Shqipëri për të shkuar pas bashkëshortit, duke u përshtatur me një kulturë tërësisht ndryshe.

E ndërsa Adisa pohoi se gjithë eksperiencën e qendrimit në Arabi e ka ndarë me ndjekësit e saj në kanalin e you tube, Bieta e pyeti për pagesat. Pyetje kjo që si rrallëherë u prit me një reagim krejt ndryshe nga e ftuara.

“Mua nuk më pëlqejnë këto pyetjet me lekë, kështu që më mirë ta ndërpesim. A mund të largohem, sepse nuk më pëlqejnë këto pyetjët kështu… më fal Bieta me gjithë respektin për ty”, ishin këto fjalët e Adisës teksa u largua nga studio.

E habitur, Bieta vijoi me rrjedhën e programit, ndërsa e ftuara u rikthye në studio pas pak sekondash duke treguar se e gjitha ishte një lojë (prank).