E hënë, 31 gusht: Si do të mbyllet muaji për secilën shenjë

0

Dashi
Merkuri sot në një pozicion jo shumë të favorshëm për ju mund të nxjerrë jo pak pengesa, kështu që parashikohet një ditë e ndërlikuar në shumë fusha. Ju këshillohet gjithmonë të ruani sensin e masës.

Demi
Nuk do ta keni edhe aq të lehtë sot, pasi janë një mori planetesh, me Marsin dhe Afërditën në krye, të cilët i keni kundër. Merkuri ju stimulon aftësitë krijuesi, por jeni pak realistë.

Binjakët
Duket se impenjimet personale e, ca më tepër, ato familjare do të jenë në rend të ditës për ju, por kjo nuk do të thotë aspak se për këtë shkak duhrt të lini pas dore gjërat e tjera. Mund t’ju vijë një ofertë.

Gaforrja
Do të jeni në egidën e Marsit dhe Afërditës, prandaj edhe siguria juaj sot do të jetë e madhe, por kujdes, mos hidhni hapa të nxituara. Ndjenjat dhe pasioni do të jenë vërtet në kulmin e tyre.

Luani
Parashikohet një ditë plot tensione e kontraste për ju në ra[portet me dikë, ashtu siç është edhe qielli juaj, me kontrastet e Jupiterit e Saturnit që japin energji, dhe të Marsit e Afërditës që ju “cimbisin” nervat.

Virgjëresha
Nuk duhet të dhersitni shumë për të arritur suksesin, nëse bëhet fjalë për një lojë, por duhet të gjeni lëvizjen që jua jep këtë mundësi. Një takim i papritur mund t’ju prishë të gjithë programin për sot,

Peshorja
Duket se që sot impenjimet tuaja sot do të jenë shumë të mëdha, sepse, pas një periudhe qeëtsie, ju janë grumbulluar shumë probleme. Marsi ju jep stimujt që ju duhet, por duhet të tregoni maturi.

Akrepi
Hëna-Afërdita dhe Marsi sot do të jenë yjet tuaj të mirë e mesa duket do të jenë të tillë për disa kohë, duke iu mbështetur veçanërisht në fushën afektive. Duhet të jeni më racionale.

Shigjetari
Nëse ka diçka që ju ka bërë të zhyteni në mendime, më mirë kështu, pasi do të keni mundësi të reflektoni thellë për atë që ju mundon, e pastah të vendosni. Mhaft mirë gjendja psikofizike.

Bricjapi
Sot do të de keni ndikimin e fuqishëm në radhë të parë të Merkurit, i cili, së bashku me Afërditën deh Marsin përbën një treshe mjaft interesante për të gjitha fushat. Mjaft mirë edhe shëndeti.

Ujori
Një kuadër përgjithësisht i turbullt yjor bën që edhe ju sot të jeni konfuzë dhe në një gjendje të tillë që nuk dina nga t’ia filloni më parë.Ndoshta është më mirë të qëndroni në pozita pritjeje.

Peshqit
Duke pasur një kuadër yjor shumë pozitiv është shumë më e lehtë për këdo që të orientohet në drejtimin e duhur e të programojë ditën. Pritet një ditë plot aktivitete ku nuk do të mungojnë edhe të papriturat.