E ka të fituar, por me mua përballë do ia kisha marrë…

INA
INA

11/05/2023

Këngëtari shkodran Luiz Ejlli ka takuar ditën e sotme kandidatin e Partinë Socilaiste për Bashkinë e Shkodrës, Benet Beci.

Këtë gjë e ka bërë me dije vetë Luizi përmes një fotoje të publikuar në InstaStory ku shfaqet krah Becit.

Në InstaStory-n e radhës, Luizi ka publikuar një video ku shfaqet në makinë teksa thotë: “Për pak shihemi në Shkodër, e dini vetë ju”.

Edhe vetë Beci ka postuar një foto nga takimi, duke shkruajtur:

“Mirëmbrëma nga Shkodra”.

Ejlli tashmë ka dalë zyrtarisht në fushatë në mbështetje të kandidatit të Partisë Socialiste për Bashkinë e Shkodrës, Benet Beci.

Ai ka qenë në krah të Benet Beci në një takim që ky i fundit ka mbajtur me një grup të rinjsh, teksa ka mbajtur dhe fjalimin e tij.

“Është njeri i mirë, më besoni, do t’iu ndihmojë të gjithë”, dëgjohet teksa thotë Luizi në një video të publikuar në rrjetet sociale, teksa më tej shton në formë humori:

“Me sa kamë marrë vesh, Beneti e ka të fituar, por po të kisha qenë unë ia kisha marrë”.

Gjatë qëndrimit në Big Brother Vip, Luizi e ka përmendur disa herë Benet Becin dhe ka deklaruar se është habitur nga mbështetja që ka marrë dikur nga ai, vetëm e vetëm pse ishte shkodran.

“Kur nuk të ndihmojnë ata që mendon se i ke pasur afër, si mund të pretendosh të të ndihmojë dikush vetëm pse është shkodran. Personi në fjalë quhet Benet Beci, një familje shkodrane që unë e njoh shumë mirë, dhe e kam marrë në telefon.

Ma ka hapur telefonin direkt. I thashë çfarë ke mundësi ndonjë vend pune, unë do ta bëj. Më ka ndihmuar, më ka futur në punë direkt dhe i jam mirënjohës gjithë jetën” – ka deklaruar Luizi.

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

640-0-1711210928x0-pay-jim-bennetttel-07836225329-935-71-1024x576

Sërish përplasje mes Eglës dhe Julit

luizi ledri vula

Luizi dhe Ledri shfaqen duke kënduar së bashku (video)

Olsi Bylyku

Olsi Bylyku i bën ‘diss’ ‘Top Channel-it’ me këngën e re

ilnisa meritoni

“Ilnisa është mirë”/ Merr informacione nga jashtë BBV, Meritoni shpërthen në lot

beatrix-600x360

Beatrice Luzzi flet për herë të parë pas takimit me Heidin në BBV, ja çfarë thotë për lidhjen me Romeon

arbana osmani

Arbana Osmani rikthehet para kamerave, ja ku do e shohim

jetmiri big brother

Jetmiri pas daljes nga BBV kërcënon produksionin: A di sa lajme do të bëjmë?

ZHAKU

Zhaklin Lekatari dërgon mesazh në Big Brother VIP Albania, mbështet njërin prej banorëve

luizi

Luizi dhe Fifi duke kënduar bashkë (video)

INFO

NA NDIQ