E kujt është ASH-ja, flet Lloga

Picture of Ina Online
Ina Online

19/02/2024

Sekretari i Përgjithshëm i ASH-së, Krenar Lloga duke folur për ngjarjet e fundit brenda kësaj partie në emision Klan Debat në Klan Maqedoni deklaroi se ASH-ja si një aset kombëtar i takon të gjithë aktivistëve të saj. Sipas tij, pavarësisht se ka pasur dy kongrese dhe dy kuvende, veç kuvendi dhe kongresi i mbajtur nga krahu i Ziadin Selës është legjitim dhe në bazë të statutit partiak.

“ka pasur një Kuvend Qendror dhe një Kongres. Ka pasur një Kuvend Qendror që është thirrur sipas Statutit nga kryetari i KQ, Ziadin Sela 8 ditë përpara dhe ftesat janë dërguar nga sekretari organizativ, posti që kërkon Statuti i ASH-së. Dhe nga ana tjetër ka pasur në ftesë për tubim në Kumanovë ku thuhet se kryetari do të ketë takim me anëtarët e Kuvendit Qendror. Kuvend dhe takim me kuvendarët nuk është e njejta gjë”, thotë Krenar Lloga.

Sipas tij, Kongresi i thirrur nga Arben Taravari nuk ka qenë legal dhe legjitim pasi nuk është thirrur në bazë të dispozitave statutare. Taravari, sipas Llogës, e ka thirrur kongresin “sot për nesër” dhe kjo sipas tij është joserioze.

“Ka bërë gabimin dhe ka shkelur të gjitha aktet formale dhe juridike të përfshira në Statut, por dhe në Kodin Etik sepse askush nga ne nuk ka marrë ftesë. Si në rastin e facebookut të famshëm kur edhe verdiktin e tij se si do të duhet të gjendet partia edhe në këtë rast e ka shndërruar partinë në parti të rrjeteve sociale”, tha mes tjerash Lloga.

TË FUNDIT

Haraçina dhe Hasanbegu pësojnë dëme nga reshjet e rrëmbyeshme të shiut

Kush janë emrat që po përfliten për Big Brother VIP Albania 5

VIDEO/ “Paradë me armë që si keni parë kurrë”, Vuçiç sfidon NATO: Nëse mendoni se jemi pre e lehtë, e keni gabim

Kiara Tito pjesë e Miss Shqipëria: Një rikthim plot emocion, kujtime dhe mirënjohje!

Vetëvendosje zyrtarizon kandidatin për Prishtinën – Çeku në garë për kryetar

Fetai: S’do ketë më pasuri të paprekshme – miratohet strategjia e re e konfiskimit

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË