“E Majta”, bllokon Propozimligjin për letërnjoftime të propozuar nga Lëvizja BESA

“E Majta” bllokon propozim-Ligjin për letërnjoftime të propozuar nga Lëvizja Besa me të cilin parashikohet vendosja e grafës së përkatësisë etnike në letërnjoftime. Dy deputetët e kësaj partie kanë propozuar 1.230 amendamente. Njëri nga amendamentet është i VMRO-DPMNE-së. Lëvizja Besa si propozues dyshon se prapa mijëra amendamenteve qëndron një skenar për bllokimin e ligjit. Deputeti Fadil Zendeli thotë se ditëve në vijim do ta dekonspirojnë qëllimin e opozitës maqedonase.