“E Majta” dhe Vuçiq pjesë e Samitit botëror të Partisë Komuniste të Kinës

Iliria News Agency
Iliria News Agency

16 Mars, 2023

Partia “E Majta” nga Maqedonia e Veriut është pjesë e Samitit botëror të Partisë komuniste të Kinës, që po mbahet në Pekin. Nga vendet e rajoit pjesëmarrës në këtë takim është edhe presidenti serb Aleksandar Vuçiq, që do të mbaj fjalim në mesin e disa udhëheqësve botëror të kësaj linje.

Ngjarja u zhvillua përmes lidhjes dixhitale të mbi 600 partive politike dhe liderëve të tyre, në më shumë se 160 vende të botës. Në hapje të aktivitetit, nga selia e CPC në Pekin, fjalim solemn mbajti Sekretari i Përgjithshëm i Komitetit Qendror të CPC dhe Presidenti i Republikës Popullore të Kinës – Xi Jinping.

Në Samit folën edhe krerë e shteteve dhe qeverive të njohura si komuniste dhe diktatoriale si: Nicolas Maduro (Venezuela), Daniel Ortega (Nikaragua), Cyril Ramaphosa (Republika e Afrikës së Jugut), Aleksandar Vuçiç (Serbi) dhe shumë liderë të tjerë rajonalë.

Në takimin botëror, i cili u mbajt në nivelin më të lartë, u diskutuan tema të rëndësishme: nevoja për të kapërcyer rendin ekzistues neoliberal perëndimor; ballafaqimi me sfidat e reja gjeopolitike; bashkëjetesë paqësore dhe bashkëpunim ndërkombëtar ndërmjet korridoreve; modernizimi i vendeve nëpërmjet rritjes dhe zhvillimit të qëndrueshëm dhe respektimit të sovranitetit të tyre kombëtar; investimet në infrastrukturë; trajtimin e varfërisë dhe sfidave mjedisore; rimëkëmbja nga kriza Covid dhe lindja e pashmangshme e një bote të re dhe më të drejtë shumëpolare.

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

svecla pamjet rrahja

Sveçla publikon pamje kur dy shqiptarë u sulmuan nga serbët në veri

blinken

Situata në veri, Blinkeni tregon nëse do të ketë rritje të trupave në Bondsteel

albin-kurti-vjosa-osmani

Mediumi serb: Kush janë partnerët perëndimor që po i japin përkrahje Kurtit?

vucic vjosa osmani

Vjosa Osmani e refuzoi, Vuçiç: Delegacioni i Kosovës nuk pranoi të takohemi

kurti-hovenier

Hovenier takohet me Kurtin: Po mendojmë si ta inkurajojmë Kosovën ta bëjë atë që duhet

kurti

​Kurti s’lëshon pe, nuk pranon që kryetarët t’i ushtrojnë detyrat në zyra paralele

arben-taravari-ali-ahmeti

Heqja e 20%, ASH dhe BDI në vija të kundërta

arben taravari ash

A ka pakënaqësi në ASH dhe “Grup të Zjarrit”, flet Taravari (VIDEO)

vosja osmani

Nis takimi Osmani-Scholz-Macron në Moldavi (FOTO)

INFO

NA NDIQ