“E majta” dorëzoi interpelancë për kryetarin e Kuvendit, Afrim Gashi

Picture of INA
INA

06/08/2024

Grupi parlamentar i partisë E majta sot në Parlament dorëzoi interpelancë për punën e kryetarit të Kuvendit, Afrim Gashi për shkak se “po vendos politika joparimore në Kuvend”.

Bazohet në shtatë pika, të sqaruara në dhjetë faqe. Kryetari i partisë E majta, Dimitar Apasiev në konferencë për media tha se pret që kryetari i Kuvendit, Gashi, ta vendosë në rend dite në seancë pas pushimit veror, gjegjësisht në fillim të shtatorit, në mbledhjen e parë të ardhshme pasi të kalojnë 10 ditë pune.

Dy pikat e para kanë të bëjnë me shkeljen e laicitetit të shtetit me lutjen grupore në Kuvend të cilën e ka bërë Gashi dhe shkeljen e rregullave diplomatike për sigurimin e personaliteteve VIP me incidentin në Aeroportin e Shkupit para pesë ditëve në të cilën mori pjesë shefi i sigurimit të Gashit.

Lidhur me lutjen grupore Apasievi tha se është “diçka pa precedent në historinë e Kuvendit maqedonas”, është shkelur neni 19 dhe amandamenti 7 i Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë, është shkelur praktika gjyqësore e Gjykatës Kushtetuese dhe ligji i veçantë për pozitën juridike të kishës, bashkësisë fetare dhe grupit religjioz.

“Baza e dytë mbi të cilën parashtrojmë interpelancën është shkelje e rregullave diplomatike për sigurimin e personaliteteve VIP, ndërsa ai është rasti aktual kur shefi i sigurimit të kryetarit të Kuvendit të Maqedonisë ka marrë pjesë në një skandal praktikisht diplomatik në Aeroportin Ndërkombëtar në Shkup dhe kryeparlamentari Gashi pranoi publikisht se ai personalisht ka dhënë urdhër për ndërhyrjen e tij në një zonë të palejuar”, tha Apasiev.

Arsyet e kërkesës për shkarkimin e Gashit nga funksioni i tij, sipas partisë E majta, janë edhe shkelje e përdorimit të gjuhës maqedonase sepse Gashi, siç tha Apasievi, “me vetëdije e shtyp gjuhën maqedonase dhe shkrimin e saj cirilik dhe fut dygjuhësi të paligjshme edhe për deputetët të cilët janë maqedonas”, pastaj shkelje e rregullave për përdorimin e shenjave shtetërore me faktin se në sallën plenare, në kundërshtim me ligjin, “ilegalisht qëndrojnë dy flamuj të tjerë, d.m.th. flamuri i NATO-s dhe flamuri i BE-së ku ne nuk jemi ende anëtarë”.

Është shkelur, tha, edhe parimi i papajtueshmërisë së funksioneve, gjegjësisht i bëjnë thirrje për përgjegjësi politike Gashit sepse nuk ka konstatuar ndërprerje të mandatit të deputetit të sapozgjedhur Talat Xhaferi “i cili ilegalisht i kryente funksionet kryeministër dhe deputet”.

“Baza e gjashtë është shkelje e dispozitave ligjore dhe etike për antinepotizmin. Besojmë se me faktin që bashkëshortja e Gashit ka udhëtuar me të në Uashington është shkelur Ligji për Parandalimin e Korrupsionit dhe është bërë shkelje e rëndë disiplinore e kodit të etikës për deputetët…dhe baza e fundit është shkelje e një serie të dispozitave procedurale për punën normale të deputetëve për shkak se nuk respektohen afatet imperative për caktimin e seancave, sepse praktika e keqe e ligjeve të kontrabandës me procedura të shkurtuara vazhdon dhe për shkak se nuk janë siguruar një sërë garancish operacionale për funksionimin normal të deputetëve”, njoftoi Apasiev.

Lideri i partisë E majta tha se pret që deputetët ta votojnë interpelancën e tyre për punën e Gashit me atë që do ta thirrnin në përgjegjësi politike.

“Edhe një herë e themi thirrjen tonë publike ndaj DPMNE-së se qëndrojmë në dispozicion për zgjedhjen e njeriut të ri nga grupi i tyre parlamentar, mbështetje blanko, vetëm që të ndërrohet spikeri Gashi i cili vendos politika joparimore në Kuvend”, tha Apasiev.

TË FUNDIT
7 orë
Arsim Sinani: Deputetët shqiptarë të pozitës dhe opozitës,në vend se të zihen, ta përdorin parimin e Badinterit
8 orë
Granit Osmani: BDI e pagoi familjen e kriminelit, Johan Tarçullovski
9 orë
Mexhiti: Milionerët e Frontit-BDI, pinjollët e komunizmit dhe Levica fashiste kanë bashkuar forcat për destabilizim
9 orë
Qoku: BDI-LSDM-LEVICA një orkestrim në dëm të shqiptarëve
10 orë
Mbi 20 vite nuk e rregulluan statusin e ish-pjesëtarëve të UÇK-së

ME TE LEXUARA

16 orë
VLEN: Është e papranueshme të bëhen avancime për “Branitellat”, pa u miratuar Ligj për ish-pjesëtarët e UÇK-së!
10 orë
Ministria e Kulturës shkarkon Shkodran Tolajn
20 orë
Kasami takoi kryetarin e Stambollit, Ekrem İmamoğlu
16 orë
LSDM dhe VMRO-DPMNE bashkërisht votuan nevojën për miratimin e Ligjit për ”Branitellat”, VLEN braktisi seancën
10 orë
Mbi 20 vite nuk e rregulluan statusin e ish-pjesëtarëve të UÇK-së
19 orë
Zgjerohet lista pozitive, ilaçet e reja janë për tension, sëmundje të zemrës, demencë
15 orë
Bexheti: Pushteti me veprimet e ndërmarra po cenon marrëdhëniet ndëretnike
9 orë
Qoku: BDI-LSDM-LEVICA një orkestrim në dëm të shqiptarëve

LEXO MË SHUMË

Arsim sinani

Arsim Sinani: Deputetët shqiptarë të pozitës dhe opozitës,në vend se të zihen, ta përdorin parimin e Badinterit

granit osmani

Granit Osmani: BDI e pagoi familjen e kriminelit, Johan Tarçullovski

izet mexhiti

Mexhiti: Milionerët e Frontit-BDI, pinjollët e komunizmit dhe Levica fashiste kanë bashkuar forcat për destabilizim

bekim qoku

Qoku: BDI-LSDM-LEVICA një orkestrim në dëm të shqiptarëve

muhamer pajaziti

Mbi 20 vite nuk e rregulluan statusin e ish-pjesëtarëve të UÇK-së

IMG_7419

Ministria e Kulturës shkarkon Shkodran Tolajn

IMG_0619

Grubi: Me ne ligji i branitellave nuk kaloi

arben taravari

Taravari: Ligji për “branitellat” hyri në procedurë parlamentare gjatë pushtetit LSDM-BDI, ja si do të veprojë VLEN

blerim bexheti

Bexheti: Deputetë të VLEN-it po bëjnë kuorum për rendin e ditës ku është “Ligji për Branitellat”

INFO

NA NDIQ