”E Majta” i quan Antievropiane ASH-në dhe Alternativën

Picture of designer@fetishimedia.ch

02/03/2023

“E MAJTA” I QUAN ANTIEVROPIANE ASH-në DHE ALTERNATIVËN

KRMOV: NËSE JENI PËR RADIKALIZIME FILLOJENI LUFTËN QË NESËR

Deputeti i partisë “E majta”, Borisllav Krmov gjatë fjalimit në seancën e sotme për rikonstruimin e Qeverisë, i ka qujtur parti antievropiane Aleancën për Shqiptarët dhe Alternativën. Duke folur për idenë e Alternativës për formimin e Asociacionit të Komunave Shqiptare në Maqedoninë e Veriut, sic njofton KlanM, Krmov tha se këto dy parti nuk mund të dalin nga mendësia e politikës së dhunshme dhe kërcënimeve.

“Në të vërtetë bëhet fjalë për front antievropian. Këto dy parti nuk mund të dalin nga matrica e dhunës politike dhe kërcënime me të cilat jemi mësuar në 30 vitet e fundit, ndërsa posaçërisht në 20 vitet e fundit pas 2001-shit” – tha Borisllav Krmov, ”E Majta”.

Sipas tij, idesë së Alternativës i kanë paraprijë deklaratat e lideri i ri i ASH-së, para se të hyn në Qeveri, për, siç theksoi ai, për paralajmërimet për radikalizime dhe parregullsi, në të cilat u ndërlidhën kolegët e Alternativës për themelimin e Asociacionit të Komunave Shqiptare.

“Tani, për dallim nga 20 vitet e kaluara, do të thirreni çdoherë kur do të tregoni sjellje anti-shtetërore, është mjaft më, popullit i ka ardhur te hunda dhe dua të porosis nga kjo foltore se, as populli maqedonas, as ne nuk ju trembemi. Nëse jeni serioz për ato radikalizime filloni që nesër. Mund të shkojmë tani për drekë të bëjmë pak pauzë dhe fillojeni luftën që nesër”

Kujtojmë se, javën e kaluar Alternativa bëri thirrje për unifikimin e partive shqiptare rreth kërkesës për formimin e Asociacionit të Komunave Shqiptare, sipas shembullit të kërkesës së serbëve në Kosovë për formimin e asociacionit të komunave serbe. Kjo ide nuk u mbështet nga partitë shqiptare. /KlanMacedonia/

TË FUNDIT

Zgjerohen hetimet për zjarrin në Koçan, jozyrtarisht janë arrestuar gruaja dhe vajza e pronarit.

Vendimi për mbylljen e TikTok në Shqipëri, shkon në Gjykatën Kushtetuese

Edhe këtë javë, deputetët në pushim! – Këtë muaj s’ka seancë për pyetje të deputetëve

Ejup Rustemi dhe 5 të dyshuar të tjerë dyshohen se kanë keqpërdorur 762 mijë euro, MPB jep detaje

Prej prillit rroga minimale do të jetë më e madhe për 2.200 denarë në Maqedoni

Limani: Vendimin për paraburgimin e Kreshnik Bekteshit e ka nëshkruar edhe Islam Abazi

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË