“E Majta” kërkon apanazh për punëtorët e larguar nga puna

Iliria News Agency
Iliria News Agency

14/03/2022

E Majta paraqiti një propozim ligj me të cilin punëtorët, nëse mbetën pa punë, të marrin apanazh, ashtu si zyrtarët, shkruan Alsat.

E Majta kërkon në rast se një punëtor humbet vendin e punës, të marrë një pagë të plotë nga shteti. Sa muaj të zgjasë ajo, kjo varet sa kohë ka punuar në kompani.

“Që një punëtor i zakonshëm të marrë tre muaj apanazh, duhet të ketë gjashtë muaj e një ditë përvojë, të marrë gjashtë muaj apanazh, duhet të ketë nga gjashtë muaj deri në një vit stazh, dhe që një punonjës të marrë apanazh një vit, ai duhet të ketë stazh dy vjet plus një ditë”, tha Borislav Kërmov -deputet i së Majtës.

Në këtë mënyrë Kërmov thotë se nuk do të ketë diskriminim mes zyrtarëve dhe punëtorëve. Sipas të Majtës, ky është testi i duhur që deputetët të dëshmojnë se punojnë për të mirën e qytetarëve. Por, ky propozim ligj tashmë është refuzuar të futet në rend dite në seancë. Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë e mirëpret idenë, por është e vetëdijshme për realitetin.

“Unë do të thosha dashtë Zoti e të kalojë një vendim i tillë për apanazhin e punëtorëve. Por, duke u nisur nga praktika e deritanishme është vështirë, nëse nuk paraqitet nga partia në pushtet apo mazhoranca në Parlament. Punëtorët meritojnë më shumë se propozimi i së Majtës”, u shpreh Ivan Peshevski – Nënkryetar i LSE-së.

Zgjidhja aktuale ligjore për marrëdhëniet e punës parashikon, që punonjësi që ka punuar nëntë muaj në një kompani dhe është shkarkuar nga pronari i tij, nga shteti merr njëherësh 50 për qind të pagës mujore. Një punonjës tërë vitin merr para nga shteti, vetëm nëse pushohet nga puna pas 25 vitesh stazh pune në të njëjtën kompani. Propozim ndryshimet ligjore nga e Majta vijnë pasi deputetët refuzuan të shfuqizojnë apanazhin e zyrtarëve me përfundimin e mandatit të tyre.

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

izet mexhiti

Mexhiti: Paska folë prap makineria propaganduese e Gebelsit të BDI-së!

vlen llogo

VLEN: Pacienti dhe Fronti i listës së zezë, shkaktarët e rënies së besimit në gjyqësor dhe prokurori

Kacarska-780x439-1-1

Kacarska: Gjykata Kushtetuese mund të vendosë për kushtetutshmërinë e Kodit Zgjedhor

bujar osmani

Osmani: Brenda 48 orëve mund të shpërthejë konflikt në Lindjen e Mesme

mpj22-696x385

MPJ apelon që të shmangen udhëtimet në Izrael dhe rajon

BDI selia

BDI: Korrupsioni ka emër, Izet Mexhiti dhe komuna e Çairit

bdi-ali-ahmeti-cair

BDI më e pasura, me më shumë para se partitë tjera

mexhiti izet

VLEN: Ndryshimet kushtetuese, kusht për koalicion me VMRO-DPMNE-në

KSHZ-Komisioni

Këto janë numrat e listave për deputetë që mund të votoni më 8 maj

INFO

NA NDIQ