Moderatorja Kiara Tito do të prezantojë programin e humorit “Portokalli” krahas, Salsano Rrapit dhe Nevina Shtyllës.
Por kujtojmë se, gjatë xhirimeve të filmit “Në kuadër të dashurisë”, Luiz Ejlli dhe Salsano patën një përplasje mes njëri-tjetrit.
Salsano postoi në InstaStory-n e tij një foto me të gjithë pjesëmarrësit e filmit dhe të vetmin, që kishte prerë nga fotoja ishte Luizi.
Po ashtu ai bëri edhe një koment më pas.
“Gjithmonë kam qenë nxënës i dobët. Tani jemi bërë edhe legena. As aktorë nuk jemi. Vetëm një është mbreti”, tha Salsano, duke iu referuar Luizit, pasi ai etiketohej nga fansat si “mbreti”.
Nga ana tjetër as Luizi nuk ia la mangët.
“Kjo ishte hera e fundit që më lejojnë të flas për filmin. Kisha edhe një batutë perlë për një qeros por po e ruaj për ndonjë ditë me shi”, komentoi Luizi krahas postimit, ku shfaqej gjatë premierës së filmit në Shkup.
Kiara ishte dje e ftuar në programin “Pardon My French” në “Top Albania Radio”, ku u shpreh se është pritur shumë mirë në “Portokalli”.
“Më kanë pritur shumë mirë të gjithë. Të them të drejtën nuk është se jemi takuar akoma shumë shpesh, por besoj që më kanë dhënë atë mikpritjen e duhur, të gjithë të buzëqeshur. Fillimi i mirë, gjysma e punës! Ka të bëjë shumë edhe energjia në punë. Në momentin që energjia është e mirë, të gjithë merren vesh me njëri tjetrin dhe kanë komunikimin e duhur, atëherë edhe puna do të shkojë vaj. Mendoj që e kemi gjetur gjuhën e përbashkët”, tha Kiara.