Ministria e Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë njofton se në përputhje me Ligjin për Festat e Republikës së Maqedonisë (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë”, nr. 21/98 dhe 18/07), 28 gusht (e mërkurë) Ngjitja e Zonjës Shën Mëri (Zonja e Madhe) është ditë jopune për qytetarët e besimit ortodoks në Republikën e Maqedonisë së Veriut.
Ministria e Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë ju uron festën qytetarëve të besimit ortodoks.