E mira dhe e keqja më e madhe e Kosovës është Albin Kurti

Picture of Ina Online
Ina Online

12/02/2025

Shkruan Visar Ademi

E mira me e madhe por në të njejtën kohë edhe keqja më e madhe e Kosovës është Albin Kurti.

Pse është më e mira? Sepse Albini, sipas meje, është sot poltikani më i mençur ( i lexuar), i artikuluar dhe patriot i rallë i hapësirës shqiptare (patriotizmi nuk është në modë te ne). Në qoftë se këtu shton edhe luftën me korupcionin që shqiptarët e kanë te shpërndarë si kolera atëherë permasa e tij njerëzore bëhet hyjnore. Ka një diferencë të madhe në mendimet dhe modelin e veprimit ndërmjet tij dhe të tjerëve. Po ashtu, diferenca me pjesën tjetër të partisë (përjashto z. Konjufcën) është e frikshme dhe që të bën të pyeseëh çfarë do ndodh me VV pas Albinit.

Por në të njejtën kohë e keqja me e madhe e Kosovës është vetë Albini. I vetëdijshëm “për madhështinë” e tij ka bë që EGOja e tij të rritet në nivele të frikshme. Përkëdhelja dhe epitetet që ka marrë gjithandej ku shkel e ka bërë që të mendoj se megjithatë Kosova “është tepër e ngushtë dhe e vogël” për madhështinë e mendjes së tij. Prandaj kërkon nga hapësira tjetër shqiptare të njohin gjenialitetin dhe ta pranojmë si KM e vet qoftë vetëm edhe de facto. Egoja e tij ka bërë që të krijoj konflikte njëherë mbrenda partisë (katarsisë të shumta) pastaj edhe mbrenda kombit (Rama, Aliu dhe opozita në Kosovë) por me e frikshme eshte ajo me PERËNDIMIN, thua se udhëheq me një shtet shumë të madh, të zhvilluar ekonomikisht, e i fortë ushtarakisht dhe i qendrueshëm politikisht.

Kam frikë se ky konflikt mund të jetë dhe këto permasa të frikshme për të gjithë kombin nëse nuk kthehet Albini i vjetër, i dashur i afërt dhe i butë me gjithë palët e interesit. Nëse vazhdon të veproj me egon e tij kam frikë se do ta permendim vetëm në kohën e shkuar.

A nuk dua, sepse hapësira shqiptare ka nevojë per modele si ALBINI.

TË FUNDIT

Mustafa Imeri, drejtor i Filharmonisë së Maqedonisë së Veriut

Arrestohet gruaja dhe vajza e pronarit të diskotekës “Puls” në Koçan

Publikohet video, ja çfarë ndodhi mes Eglit dhe Gjestit kur ikën dritat në suitë

Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut përfitojnë fondet e para nga Plani i Rritjes i BE-së

Gjesti-Eglit: Simptomat e tua më futën në depresion

Dodik largohet nga Bosnje dhe Hercegovina, policia kufitare po heton sesi u largua

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË