E pabesueshme ku futet Xherdan Shaqiri

Pas rezultateve të grupit B gjatë ditës së djeshme, Zvicra është defakto e kualifikuar në 1/8 e Euro 2020, si një nga të tretat më të mira. Fitorja 1:3 ndaj Turqisë rezultoi e suksesshme për zviceranët.

Pas konfirmimit të pjesëmarrjes përtej fazës së grupevem Shaqiri ka postuar në rrjetet sociale.

“1/8 finale po vijmë. Forca Zvicër”- shkruhet në postimin e tij në Instagram. Xherdan Shaqiri ishte protagonisti kryesor i ndeshjes Turqi-Zvicër me golin e tij spektakolar. Goli i tij mori vëmendje në rrjetë sociale, teksa dhe vetë faqja zyrtare e Euro 2020 e shpërndau në kryefaqen e saj.

Ndërkohë lojtari shqiptar është në historinë e Zvicrës pasi ka shënuar më shumë gola në turne të këtij niveli pasi arriti kuotën e 7 realizimeve, duke kaluar Josef Hugi me 6 gola.