E papritur! Bërnabiç anulon vizitën në Greqi

Iliria News Agency
Iliria News Agency

26/04/2023

Kryeministrja e Serbisë Ana Brnabiç ka anuluar pjesëmarrjen e saj në forumin ekonomik të Delphit që fillon sot në Greqi.

Lajmin e bëjnë me dije disa media opozitare greke sipas të cilave ky zhvillim vjen menjëherë pas shqyrtimit të kërkesës së Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës dhe përkrahjes së saj nga 33 prej 46 anëtarëve si dhe pesë abstenimeve midis të cilëve ishte edhe Greqia.

Mësohet se dje në mbrëmje menjëherë pas votimit ministria e Jashtme në Beograd ka njoftuar Athinën se znj.Brnabiç nuk do të marrë pjesë në forum, ndërsa pala greke duke kuptuar arsyen nuk ka kërkuar shpjegime. Madje në programin e kryeministres serbe ishte edhe një takim më homologun e saj Mitsotakis, takim që edhe ky është anuluar.

Mediat në fjalë theksojnë se qeveria Mitsotakis arriti të prishë marrëdhëniet diplomatike me një vend tradicionalisht mik, Serbinë.

Pikërisht qëndrimi neutral i Greqisë në Këshillin Evropian në lidhje me kërkesën për anëtarësim të Kosovës shkaktoi shqetësim të madh në Beograd dhe të hënën vonë në mbrëmje u vendos që kryeministrja serbe të mos marrë pjesë në forumin ekonomik të Delphit – shkruajnë ato.

Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Dacic, duke folur për televizionin shtetëror të vendit RTS, ka deklaruar se është i zhgënjyer nga homologu i tij grek dhe qëndrimi i Greqisë në votimin për kërkesën e Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës.

“Greqia më befasoi. Ministrin nga Greqia e ka nderuar në shtëpinë e tij vetë presidenti i Serbisë, Aleksandar Vucic”, ka thënë Dacic, duke iu referuar vizitës së fundit të Dendias në Beograd dhe darkës që ka pasur me presidentin serb.

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

sela-taravari

Taravari sfidon Selën: Dilni vetë, unë jam i gatshëm t’i nënshkruaj ato lista që do më sillni dhe do t’i vulosi që të merrni pjesë në zgjedhje!

abazoviq dritan

Abazoviq: Tash shqiptarët në Mal të Zi nuk e ngrisin më flamurin edhe pse kanë të drejtë

Afrim Gashi

Gashi tregon arsyet se pse u bashkua opozita shqiptare

IMG_9532

Sela nga Saraji: Nuk e përkrahim Arben Taravarin për president

Elmi Aziri

Aziri: ASH del e vetme në zgjedhje, kjo çështje do të diskutohet dhe në organet partiake!

auto_donald-trump-oval-office1550229304

Gjykata vendosi, Trump mund të mbetet në garë

Manastiri Banjskes zvecan

Rexhaj: Ja kush na kishte paralajmëruar më herët për sulmin në Banjskë

ushtria forcat e armatosura shqiperi

Shqipëria e 90-ta në botë për fuqinë ushtarake, vendi dytë në rajon

Talat Xhaferi

Xhaferi: Maqedonia e Veriut ndërton vlera evropiane të bashkëjetesës, multikulturalizmit dhe multietnicitetit

INFO

NA NDIQ