E PAZAKONTË/ Papa Françesku, puthje këmbësh në Sudanin e Jugut! Për çfarë dhe ndaj kujt?

0

Papa Francesku bëri një gjest të pangjarë kur u gjunjëzua dhe u puthi këmbët e drejtuesve të Sudanit të Jugut që kishin luftuar më parë mes tyre dhe u kërkoi atyre që të mos i kthehen me luftës civile.

Papa i tha presidentit Salva Kiir, si dhe ish-zëvendësit të tij, udhëheqësit të rebelëve Riek Machar, që të respektojnë armëpushimin e nënshkruar dhe të angazhohen për të formuar një qeveri të unitetit kombëtar muajin e ardhshëm.

“Ju lutem, si vëlla, të qëndroni në paqe. Ju lutem që me zemrën tuaj te shikoni përpara. Zgjidhini në paqe problemet tuaja”, u tha Papa Françesku dy njerëzve me besim katolik.

Fjalët e Papës u përcollën në kontekstin e tensioneve për shkak të grushtit të shtetit në Sudanin verior të dominuar nga muslimanët, i cili mund të dëmtojë marrëveshjen e paqes të paqëndrueshme që i dha fund luftës civile 5-vjeçare në Sudanin jugor, aty ku dominojnë të krishterët. /tesheshi.com