E përbashkëta e Tomor Morinës dhe Gafurr Dugollit

0

Nga Fejzi Hajdari/

“Mirënjohja për BDI-në dhe mosmirënjohja për mediat”?!!

I sapoliruar nga burgu i Shkupit Tomor Morina (ish-luftëtarë i UÇK-së) dhe eprori i FSK-së Gafurr Dugolli (që u arrestua para disa kohëve), të përbashkët kanë BDI-ne, flearrestin e Serbisë dhe “mosmirënjohjen” për mediat, gjegjësisht mosdhënien deklaratë (të paktën dy fjalë) për mediat në gjuhën shqipe, gjatë momentit të daljes nga burgu. Edhe i pari edhe i dyti, dolën nga burgu pa dhënë asnjë deklaratë, të paktën në shenjë mirënjohjeje, për mbulimin mediatik që e bënë mediat në gjuhën shqipe. Edhe i pari, edhe i dyti, menjëherë pas daljes shkuan e u ulën me BDI-në (përfaqësuesit e lartë politikë të kësaj partie), të cilëve u krijuan pretekst dhe mundësi, për tu çirrur dhe shtirur, se medemek, “ja BDI-ja ishte ajo që i liroi!??”.
Çudi për Zotin!
“Ta falenderosh” partinë e cila mund të jetë fajtori kryesor për mbajtjen kaq gjatë në paraburgim me fletëarrest Serbie, edhe të Morinë edhe të Dugollit, ky është turp! Vërtetë nuk di si ta quajë ndryshe!. Unë, si pronar i medias, ndjehem shumë i zhgënjyer. Jo që ne kemi bërë shumë për ta senzibilizuar dhe alarmuar opinionin e brendshem dhe te jashtem lidhur me këtë çështje, por për mënyrën se si “fajtorët shpërblehen”, pikërisht nga viktimat!!
Nejse… Ata që i bëjnë këto punë, me siguri se duhet të mbajnë përgjegjësi për këtë. Por, gjithsesi, vellon e dyshimit, mua personalisht si ndjekës i zhvillimeve të çdoditshme në Maqedoni, askush s’mund të ma heq!
Ndoshta ka ardhur koha, që edhe ne mediat në Maqedoni, të mësojmë leksionet e nevojshme, nga “pësimet e deritanishme(!) profesionale”.
Në gjithë këtë katrahurë, në aspekt pozitiv, vlen të theksohet angazhimi i Ambasadorit të Republikës së Kosovës z.Gjergj Dedaj, i cili u treguar në nivelin e detyrës dhe shumë vigjilent, e jo si ambasadorët e deridjeshëm të Kosovës. Një meritë dhe mirënjohje tjetër, duhet t’i jepet edhe avokatit të palodhshëm Naser Raufit.