E përkrahni bashkimin e Kosovës dhe Shqipërisë? Kurti i përgjigjet medias greke, flet edhe për vizitën e bujshme në Maqedoni

ina-online
ina-online

30 Gusht, 2023

A doni apo nuk dëshironi që Kosova të bashkohet me Shqipërinë? Kështu e pyet gazetarja greke Tania Bozaninou, kryeministrin Albin Kurti në intervistën dhënë për gazetën greke “To Vima”.

Në këtë pyetje, Kurti vendos të shmang përgjigjen, duke thënë se Kushtetuta e Kosovës momentalisht nuk e lejon këtë, ndërsa thekson se raportet mes dy vendeve “janë të shkëlqyera”.

“To Vima”: Me fjalë të tjera, a doni apo nuk dëshironi që Kosova të bashkohet me Shqipërinë?

Kurti: Për momentin Kushtetuta e Kosovës nuk e lejon dhe ne jemi të fokusuar që të mbrojmë vendin tonë, integritetin territorial dhe sovranitetin e tij, por e përsëris se kemi marrëdhënie të shkëlqyera me Shqipërinë dhe, edhe pse jemi një komb, jemi dy shtete të ndryshme.

Kjo pyetje i erdhi Kurtit pas pyetjes së parë, përgjigjen e së cilës zgjodhi ta bishtnojë. Aty ai akuzoi Serbinë se po e fryn këtë tezë për të mbrojtur idenë serbe për bashkim të serbëve në një shtet.

“To Vima”: E përkrahni bashkimin e Kosovës dhe Shqipërisë?

Kurti: Shqiptarët në Kosovë përbëjnë 93%. Ne jemi një komb, por dy shtete. Kam fituar pushtetin në shkurt të 2021 duke premtuar punë dhe drejtësi dhe këto mbeten prioriteti im. Ne kemi marrëdhënie të shkëlqyera me Shqipërinë. Mendoj se shumica e akuzave ndaj meje, për sa i përket bashkimit, vijnë nga serbët, sepse ata duan që Republika Sërpska të bashkohet me Serbinë. Ata kanë shpikur të ashtuquajturën ‘Bota Serbe’ si një eufemizëm për Serbinë e Madhe.

Më tej, kreu i ekzekutivit kosovar u pyet edhe për vizitën e tij në Tetovë së fundmi, ku u shpalos flamuri “Autochthonous” nga turma.

Ai tha se në fjalimet e tij nuk ka pasur asgjë që mund t’i dëmtojnë raportet me Maqedoninë e Veriut, porse tha se ai flamur paraqet zonat ku shqiptarët janë autoktonë në Ballkan.

“To Vima”: Së fundmi keni vizituar Maqedoninë e Veriut dhe në një fjalim para minoritetit shqiptar në Tetovë ka pasur flamuj të Shqipërisë së Madhe. Çfarë është Shqipëria e Madhe për ju?

Kurti: “Më ftuan dy kryetarë komunash, nga Shkupi dhe Tetova. Në dy fjalimet e mia në këto dy qytete nuk ka asgjë që mund të dëmtojë marrëdhëniet dypalëshe. Ne kemi marrëdhënie të shkëlqyera me Maqedoninë e Veriut.

Në fjalimin tim në sheshin e Tetovës, ku ishin mbledhur mijëra, falënderova Maqedoninë e Veriut për njohjen e Kosovës. Një nga mijëra të mbledhur kishte një flamur me një hartë që tregonte se në cilat zona janë autoktonë shqiptarët në Ballkan. Vizita ime dhe dy fjalimet nuk mund të karakterizohen me flamur.

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

Screenshot_2023-09-29-23-19-52-459-edit_com.facebook.katana

Kurti flet me Sullivan: Kemi nevojë për ndihmë kundër planeve luftarake të Serbisë

Donika Gervalla

Gërvalla pas letrës së Radoiçiqit: Konfirmon që shteti serb është i përfshirë, të sanksionhet regjmimi Vuçiqit

john kirby xhon kirbi

SHBA i kërkon Serbisë të tërheqë trupat ushtarake nga kufiri me Kosovën

Radojcic vilat pasuria

Publikohen pamje nga “kështjella” e Radojçiqit, shikoni pasurinë të Pablo Escobarit të Ballkanit! (VIDEO)

Albin Kurti

Kurti: Nuk përjashtohet ri-agresioni

tome-gashi

Tomë Gashi zbulon se kush e bëri të famshëm Radojçiqin në Kosovë, ja kë përmend!

Edi Rama

​Rama shpjegon kërkesën që KFOR të marrë kontrollin në veri: Reagimet i quan dhimbshme e qesharake

kurti vucic

Kurti: Vuçiq e Radojiçiq si Millosheviqi e Arkani, dëshirojnë ta kthejnë rajonin në vitet 90-ta

Canak

Çanak: Ja pse në Banjskë dështoi skenari sipas yrnekut të viteve ‘90′

INFO

NA NDIQ