A e pranon Greqia masakrën ndaj Çamëve? Ministri Bushati: Është në tryezë, por…

“Çështja Çame është në tryezë dhe kjo nuk do të mbyllet me pranverën”, ka qenë kjo deklarata e ministrit për Europën dhe Punët e Jashtme Ditmir Bushati mbrëmjen e sotme në “Opinion” në Tv Klan.

Ndër të tjera Bushati tha se pala greke nuk e konfirmon fenomenin si shkelje të të drejtave të njeriut ndaj Çamëve por kjo është një çështje që ndodhet në tryezë dhe nuk mund të hiqet.

“Pala greke ka kërkuar listën, duke e konsideruar si kryeministri Tsipras ashtu edhe ministri Kotzias absurd në veprim të tillë. Dhe na ka kërkuar një listë të qytetarëve që i refuzohet kjo. Tjetër e rëndësishme është edhe mundësia e aksesit tek e drejta e pronës. Dhe e fundit për ne do të ishte në një të ardhëm jo të largët ngritja e një grupi të përbashkët të historianëve për të gjykuar me ftokhetësi dhe jo për ta rishkruar nga e para,” tha Bushati.

E pranon Greqia, qoftë edhe si çështje e të drejtave të njeriut atë që ka ndodhur me Çamët? Pra e konsideron si një shkelje flagrante të të drejtave të njeriut mes dënimit kolektiv?

Ky është një proces që unë sot për sot nuk kam një përgjigje, sepse ende nuk ka një konfirmim nga pala greke që e pranon, por mund t’ju them që është në tryezën tonë.

Nëse pala greke nuk e pranon do të këmbëngulni për ta njohur këtë si fenomen?

Do të jetë aty, do të jetë një çështje që do të vazhdojë të jetë në tryezë, nuk mbyllen me pranverën.