E pranon KSHZ: Nuk përputhen numrat, mungesë e 2013 fletvotimeve (DOKUMENT)

0

Sipas “Konkluzionit për shpalljen e rezultateve të zgjedhjeve të parakohshme për deputetë në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë Veriore, 15 korrik 2020, bazuar në të dhënat nga procesverbalet e komisioneve zgjedhore komunale” nga ana e KSHZ-së, pas përfundimit të zgjedhjeve, thuhet me sa vijon:

“1. Komisioni Shtetëror Zgjedhor, bazuar në të dhënat e paraqitura nga procesverbalet e komisioneve komunale zgjedhore, këshillat zgjedhore dhe i gjithë materiali tjetër zgjedhor, konstatoi se:

– Numri i përgjithshëm i votuesve të regjistruar në Listën zgjedhore është 1 814 236

– Numri i përgjithshëm i votuesve që kanë votuar – 942 334

– Numri i përgjithshëm i fletëvotimeve të papërdorura – 869 889

– Numri i përgjithshëm i fletëvotimeve të vlefshme – 910 868

-Numri total i fletëvotimeve të pavlefshme – 31 466”

Por, kur prej 1 814 236 votuesve me të drejtë vote, kur do të minusohen 942 334 persona të cilët kanë votuar, fitohet shifra prej 871 902 personash të cilët kanë votuar, që do të thotë se aq duhet të jetë numri i fletëvotimeve të papërdorura.
Mirëpo, sipas këtij Konkluzioni të KSHZ-së, numri i fletëvotimeve të papërdorura është 869 889, që do të thotë se mungojnë 2 013 fletëvotime.