E quajnë “Kumbari i drogës”, shqiptari që ndodhet në listën e më të kërkuarve në Belgjikë

0

Tre emra të rinj u shtuan mëngjesin e kësaj të marte në listën e njerëzve më të kërkuar nga policia belge.
Ata janë Alam Khorshed, Grzegorz Janoëicz dhe shqiptari Safet Rustemi, raporton këtë të martë media belge “L’Avenir”.

Identiteti i tyre, bashkë me fotot dhe dënimet janë publikuar në uebsajtin e policisë belge, me qëllim marrjen e ndihmës nga publiku për identifikimin e vendndodhjes së të kërkuarve.

Të dhënat e Safet Rustemit publikuar nga Policia belge

Gjinia: Mashkull

Data e lindjes: 09-09-1984

Kombësia: Shqiptar

 

Safet Rustemi është një shqiptar i dënuar si udhëheqës i një organizate kriminale aktive në Bruksel në tregtinë e drogës dhe prostitucionit.

Më 25/01/2017, Safet Rustemi u dënua nga Gjykata e Apelit e Brukselit me 9 vjet burg si kreu i një bande kriminale që përpiqej të kontrollonte skenën e drogës dhe prostitucionit në Bruksel. Për këtë qëllim, ata (banda kriminale) nuk “kanë kursyer asnjë mjet”: shkatërrimi i pronës, përdorimi i armëve të zjarrit, tentativa për vrasje, zhvatje, trafikim të qenie njerëzore, në këtë rast gratë e reja të cilat u detyruara të prostituonin. Rustemi dhe bashkautorët e tij zakonisht silleshin shumë dhunshëm.

Më 22 shkurt 2014, ai përsëri dënohet nga Gjykata Penale e Brukselit me një burgim prej 9 vjetësh si kreu i një bande kriminale që merret me importin dhe trafik droge. Po të njëjtën ditë, ai dënohet me pesë vjet burgim për posedim dhe trafikim droge dhe heqje të paligjshme të lirisë përmes kërcënimeve me vdekje.

Kumbari shqiptar i liruar gabimisht nga gjykata belge

Në një artikull të publikuar në Korrik të një viti më parë, media belge “dhnet.be” raportonte se si Rustemi u deportua në Shqipëri për shkak të një gabimi teknik të gjykatës belge.

“Gabimi qëndron në faktin se Apeli e dënoi me 9 vite burg, por nuk urdhëroi arrestimin e tij, por deportimin në Shqipëri dhe të gjitha shpenzimet e udhëtimit u paguan nga Belgjika”, raportonte media belge asokohe, duke shtuar se pas depërtimit, Rustemi shijonte lirinë fshatin Dobraç të Shkodrës.

Por, tashmë autoritet belge janë vënë sërish në ndjekje të tij.

Më 1 maj të vitit 2015, kryetari i Bashkisë së Brukselit Yvan Mayer përgëzoi aksionin e policisë që çoi në arrestimin e Rustemit dhe çmontimin e organizatës së tij kriminale, duke e cilësuar Safet Rustemin si “Godfather-in” (Kumbarin) e ri./Panorama