E reja shqiptare lind në Greqi, një grua i rrëmben fëmijën e sapolindur

0

Një adoleshente shqiptare, vetëm 15 vjeçe është paraqitur në maternitetin e spitalit në Halkidha të Greqisë dhe ka sjellë në jetë fëmijën e saj. Kjo ndodhi më 26 korrik 2020.

Ditën e djeshme, 29 korrik, mjekët i dhanë të miturës fletën e daljes. Në maternitet mbërriti babai i fëmijës, një 21 vjeçar dhe babai i tij, 38 vjeç.

Ata i dorëzuan ekipit spitalor, kartën e identitetit të një 28 vjeçareje duke e deklaruar atë, si nënën e fëmijës së sapolindur.

Të gjendur në një situatë të tillë, drejtuesit e spitalit të Halkidhës, njoftuan policinë. Në spital mbërritën forca policore të cilët kryen arrestimin e babë e bir, shqiptarë, pjesëtarë të komunitetit rom.

Po ashtu u arrestuan edhe 15 vjeçarja lehonë si dhe 28 vjeçarja që tentoi të rrëmbejë fëmijën.

Që të katër shqiptarët akuzohen për rrëmbim fëmije dhe falsifikim, raporton noa.al.