E reklamoi dhe Myler, 19-vjeçari shqiptar që luan në Gjermani pret një ftesë nga…

INA
INA

10/11/2023

Me origjinë nga Shkodra, por i lindur në Gjermani, Brajan Gruda është një tjetër talent shqiptar, i cili po dallon në Bundesligë. Dalë nga moshat e Maincit, këtë sezon ai po luan rregullisht me ekipin e parë dhe në tetë ndeshje deri tani ka shënuar një gol dhe ka asistuar po njëherë, kjo kundër gjigantëve të Bajernit.

Patjetër që Gruda është një lojtar cilësor, i cili luan si mesfushor i avancuar në krah, por pyetja është nëse do ta shohim një ditë me fanellën e Kombëtares shqiptare.

“Panorama Sport” mëson se pak kohë më parë, stafi i Shpresave ka kontaktuar me lojtarin dhe prindërit e tij, duke i kërkuar që të vishet kuqezi, por problemi qëndron se Gruda është pjesë e rregullt e moshave të Gjermanisë, që nga U-15 dhe deri tek U-21 që është aktualisht, ku ka luajtur edhe tri ndeshje.

Në këtë pikë, vetë lojtari ka qenë i sinqertë dhe ka lënë gjithçka të hapur, pasi pret fillimisht Gjermaninë dhe më pas do të shohë edhe situatën si do të shkojë.

Por, afrimi i Brajan Grudës te Shqipëria ka edhe një tjetër prapaskenë. Ditët e fundit, mësohet se dëshira e lojtarit 19-vjeçar për të përfaqësuar Shqipërinë është rritur ndjeshëm dhe një ndër pretendimet është edhe një ftesë nga Silvinjo.

Mbetet për t’u parë se çfarë do të ndodhë në vazhdim me Grudën, duke qenë se shihet si një futbollist me shumë potencial dhe në një moshë të vogël, vetëm 19 vjeç.

Shifrat e tij te të rinjtë e Maincit janë të frikshme pasi në 34 ndeshje ka shënuar 17 gola dhe 7 asiste dhe jo si sulmues i mirëfilltë.

Pak javë më parë, pas duelit që Bajerni luajti me Mancin, Tomas Myler tërhoqi vëmendjen duke pozuar me bluzën e Brajan Grudës.

“Faleminderit Brajan Gruda për fanellën tënde, vazhdo të punosh shumë miku im”, shkroi Myler.

The post E reklamoi dhe Myler, 19-vjeçari shqiptar që luan në Gjermani pret një ftesë nga… appeared first on Gazeta Shqiptare Online.

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

aziz-salihu

Legjenda e boksit Aziz Salihu i lënë në harresë/ Askujt nuk i intereson a jam gjallë, për meritat që ja kam dhënë këtij shteti meritoj një kulm mbi kokë

Mesi topi arte

Zbulohen shanset e lojtarëve për të fituar Topin e Artë 2024, nuk prinë as Haaland dhe as Mbappe

lautaro martinez

Lautaro: Pija qetësues në çdo ndeshje deri në finalen e Champions League

Ronaldo

Ronaldo e festoi me gol dhe asist ndeshjen e tij të 1200-të në karrierë

Sylvinjo silvinjo

Sylvinho: Në “Euro 2024” të shfrytëzojmë mundësitë tona, duhet të provojmë shanset dhe të tentojmë

Sadio Mane

Sundimit të Manes i vjen fundi: Këta janë tre kandidatët për lojtarin më të mirë të vitit në Afrikë

joao-felix-600x360

Barcelona do të bëjë ofertë për Joao Felix

cana

Kosova me trajner vendor apo të huaj? Pyetet legjenda Agim Cana, babai i Lorik Canës

muamed-sejdini-2-750x500

Sejdini: FFM është duke punuar për të implementuar sistemin VAR

INFO

NA NDIQ