E rëndë në Durrës! 22-vjeçarit i bie infarkt, gjendet i pajetë në breg të detit

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mesditën e sotme (26 Korrik) në Durrës, ku një 22-vjeçar është gjetur i pajetë në breg të detit.

Sipas informacioneve paraprake të policisë, dyshohet se i riu ka humbur jetën si pasojë e infarktit.

“Rreth orës 14:00, në lagjen nr.13, Plazh, Durrës, është gjetur i pajetë, në breg të detit, shtetasi L. C., 22 vjeç, i cili dyshohet se ka humbur jetën si pasojë e infarktit.”- njofton policia.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. /OraNews