E rëndë në Itali/ Ekzekutohet me plumb në kokë 35-vjeçarja shqiptare, në kërkim burri i saj (EMRI+FOTO)

INA
INA

29/09/2023

Një krim i rëndë është regjistruar mbrëmë në Itali, ku një 35-vjeçare shqiptare është vrarë në mes të rrugës me plumb në kokë.

Mediat italiane raportojnë se viktimë e sulmit me armë ka mbetur Klodiana Vefa, me leje të rregullt qëndrimi, nënë e dy fëmijëve

Ngjarja ndodhi rreth orës 20:00 në provincën Casterlfiorentino të Firences, në rrugën ‘Galvani’. Ishin pikërisht banorët e zonës ata që njoftuan policinë, e cila mbërriti në vendin e ngjarjes dhe konstatoi se gruaja kishte vdekur në vend.

Nga hetimet e deritanishme rezulton se Vefa është pritur në rrugë nga një person (burrë). Nuk dihet nëse ka pasur debat mes autorit dhe viktimës përpara se të ndodhte krimi, por ajo që dihet është se burri ka nxjerrë pistoletën dhe ka vrarë 35-vjeçaren me plumb në kokë. Ndërkohë, për krimin është shpallur në kërkim burri i saj, gjithashtu shqiptar.

Së fundmi mes çiftit kishte pasur mosmarrëveshje dhe duket se burri nuk jetonte më në të njëjtën shtëpi. Klodiana Vefa punonte si kamariere në një piceri dhe ishte integruar në komunitetin e Castelfiorentino. Policia ka nisur të marrë dëshmitë e para ndër ta dhe të dy fëmijëve të viktimës, një djali 17 dhe një vajze 14 vjeçare. Njëri prej tyre ka treguar se mes të ëmës së tij dhe të atit në të kaluarën ka pasur dhe konflikte. (BalkanWeb)

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

aksident ambulanta itali

Makina përplas për vdekje 31-vjeçaren shqiptare në Itali

giroud deschamp deshamp

Giroud: Nëse Franca fiton Europianin, tërhiqem nga futbolli!

Foto Ilustrim

“More ti m*t i vogël, ti je shqiptar e nuk flet shqip”? Punonjësi në Zvicër humb durimin me klientin, që nuk deshi te flasë shqip

vrasje

Ky është shqiptari që u ekzekutua me plumb në kokë në Gjermani (FOTO)

Marko Kepi

​Marko Kepi, shqiptari i parë që kandidon për senatin e shtetit të Nju Jorkut

mjeke

Gjermania po ndryshon sistemin e pushimit mjekësor

len diaspore kasami mexhiti gashi

Mexhiti, Kasami e Gashi të mirëpritur nga mërgimtarët në Biel/Bienne në Zvicër

Samanta gjeci

Mediat italiane jehonë vajzës shqiptare: Të gjitha lëndët me nota 10 për dy vite radhazi

iphone- telefon mobil

Punonjësja shqiptare e telefonisë në Zvicër ofendon klientin shqiptar

INFO

NA NDIQ