E rëndë në Kosovë/ Vret gruan me sëpatë dhe më pas vetëdorëzohet në polici

Një grua dyshohet se është goditur për vdekje këtë të premte në mëngjes nga bashkëshorti i saj 70-vjeçar.

Policia njofton se rreth orës 04:40 ka gjetur trupin e pajetë të 63-vjeçares në shtëpinë e çiftit në rrugën “Mark Isaku” në Prishtinë.

Pas ngjarjes, shtetasi me iniciale I.G. është vetëdorëzuar në polici.

Njoftimi i policisë:

Sot rreth orës 04:40 kemi pranuar informatën për një trup të pa jetë në një shtëpi në rrugën “Mark Isaku” në Prishtinë.

Bazuar në hetimin preliminar si dhe ekzaminimin e vendit të ngjarjes me urdhër të prokurorit të shtetit, rasti është cilësuar vrasje e rëndë.

Lidhur me rastin është vetëdorzuar një person i dyshuar: I. G, mashkull 70 vjeç.

Personi i dyshuar me urdhër të prokurorit të shtetit, është intervistuar dhe i njëjti është dërguar në qendrën e ndalimit, ndërkohë që trupi i pajetë i viktimës, femër 63 vjeç, është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.