E rëndë në Lushnjë! Pas konfliktit mbi pronësinë plas arma mes kushërinjve, 1 i vdekur dhe 3 të plagosur

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Garunjas në Lushnjë, babai dhe 2 djemtë janë qëlluar me armë gjahu nga 2 kushërinjtë e tyre. Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 06:30.

Burime për Top Channel bëjnë me dije se se ka mbetur i vdekur shtetasi Romeo Hasalla 30-vjeç ndërsa janë plagosur, i ati i tij Shaip Hasalla 65 vjeç dhe 2 vëllezërit Emiljano Hasalla e Laert Hasalla.

Policia ka shpallur në kërkim dy autorët e dyshuar të kësaj ngjarjeje, shtetasit Kastriot Hasalla dhe Afrim Hasalla.

Sipas hetimeve paraprake ngjarja e rëndë ka ndodhur për motivet pronësie. Top Channel ka mësuar se 2 familjet kanë pasur konflikte dhe probleme për disa vite.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe dokumentimin e plotë të saj.