E rëndë/ Romela Begaj del pozitive për doping

Një lajm i keq është bërë publik për peshëngritësen tonë, Romela Begaj, e cila vetëm një muaj më parë u shpall kampion bote.

Por, mësohet se nga testi i fundit që i është bërë, ajo ka rezultuar pozitive me doping. Ajo bëri një paraqitje shumë të mirë në Botërorin e SHBA në dhjetorin e vitit të kaluar, ku mundi të rendit e para në stilin e shkëputjes, duke  fituar medalje ari.

Kjo është hera e dytë që Romela Begaj rezulton pozitive në testet antidoping, pas asaj të viti 2014.