E rrallë, në Poloni një grua lind gjashtë fëmijë

0

Dy djem dhe katër vajza u lindën së bashku nga një nënë polake në qytetin Krakow.

Nëna Klaudia Marzec u befasua, ngase priste “vetëm” pesënjakë.

“Në shtëpinë tonë i bëmë përgatitjet logjistike për pesë fëmijë, prandaj tash do të duhet të bëjmë ndryshime”.

Fëmijët quhen Filip, Tymon, Zofia, Kaja, Nela dhe Malwina.

“Që nga mëngjesi i hershëm ishim të gatshëm ta ndihmonim ardhjen në jetë të pesë qytetarëve të vegjël. Jemi në sallën e operacionit, pesë ekipe mjekësh bëhen gati për pesë fëmijë. Bebet vijnë në jetë njëra pas tjetrës. Papritmas – vjen edhe e gjashta”, deklaron Ryszard Lauterbach, shef i neonatologjisë në Spitalin Universitar në Krakow.

Foshnjat u lindën në javën e 29-të, por janë në gjendje shumë të mirë. Ato do të shkojnë në shtëpi kur t’i bëjnë 2 muaj e gjysmë.

Babai Szymon Marzec u shpreh se gjashtënjakët së shpejti do ta njoftojnë vëllanë e madh Oliwier, i cili sapo ka filluar të ecë, njofton Klan Kosova.