Olta Gixhari zbuloi disa të pathëna dhe ndau momente emocionuese nga jeta dhe karriera e saj.
Megjithatë, ajo nuk mundi t’i shpëtonte një pyetjeje për marrëdhënien e saj me Luiz Ejllin.
Olta sqaroi se, pavarësisht bashkëpunimit të tyre në një film, ata nuk kanë ndjerë ndonjëherë nevojën për t’u afruar si miq.
“Është budallai moj. E rreh gruaja,” tha ajo më pas me shaka.
E duket se ky koment nuk ka kaluar pa marrë vëmendjen e Luizit.
Ai vendosi t’i përgjigjet me humor në foton më të fundit të bashkëshortes së tij, Kiara Tito, në Instagram.