E shtuna e zezë me koronavirus, 11 të vdekur, 185 raste të reja në Maqedoni

Vazhdojnë rastet me koronavirus në Maqedoninë e veriut dhe se sipas të dhënave të fundit të Ministrisë së Shëndetësisë gjatë 24 orëve janë regjistruar 185 raste të reja si dhe 11 pacientë që kanë ndërruar jetë.

Sa i përket komunave, Shkup me 96 raste,  Struga me 20, Dibra 18, Tetova 14, Kumanova 2, Shtipi 4, Resnja 8, Kërçova 3, Ohri 7, etj.
Sa i përket 11 pacientëve që kanë ndërruar jetë, 8 janë nga Shkupi, një nga Kumanova, një nga Tetova dhe një nga Shtipi.
Nga fillimi i pandemisë e deri më tani numri i të infektuarëve me koronavirus është 5005, ndërsa janë shëruar 1904 veta. Numri i personave që kanë ndërruar jetë ka shkuar në 233. Aktualisht numri i rasteve aktive është 2868. (INA)