E tmerrshme: Flora Brovina publikon fotografinë se si serbët e dhunonin një grua kosovare

0

Flora Brovina, posedon një dëshmi që do ta paraqes për krimet serbe në Kosovë, e ku shihet një grua duke u dhunuar nga serbët.

Në po këtë foto, prapa gruas ku po përdhunohet ajo janë familjarët e saj, raporton KTV.

Brovina ka thënë se kjo grua është ende gjallë dhe është e gatshme të dëshmojë për këtë rast dhe i njeh ata që e kanë dhunuar.

Flora Brovina është arrestuar në kohën e luftës nga forcat serbe.

Për afro dy vjet Brovina ishte maltretuar nëpër burgjet serbe, duke u bërë atëbotë njëra ndër gratë më të njohura të burgosura në botë.