E tmerrshme: Qeni labrador sulmon djalin 9 vjeçar të mërgimtarit në Zvicër: Ai ishte i mbuluar me gjak dhe i tronditur

Iliria News Agency
Iliria News Agency

14/04/2023

Teksa luante me shokët, vogëlushi Onid Zenuni (9) nga Emmen LU është kafshuar nga një qen dhe ka pësuar lëndime të rënda. Prindërit e tij tani duan që qeni të eutanazohet, shkruan Blick.ch transmeton “Bota sot”.

Onid Zenuni 9 vjeçar ishte jashtë duke luajtur me miqtë kur papritmas sulmohet nga qeni i një fqinji dhe kafshohet disa herë.

Nxënësi i klasës së tretë ka pësuar lëndime në faqe, qafë dhe dorën e majtë. Djali është dërguar me ambulancë në spitalin e fëmijëve në Lucern. Babai Nexhat Zenuni 41 vjeç, disa ditë pas sulmit është ende i tronditur dhe habitet: “Qeni e ka sulmuar dhe ende i lejohet të ecë lirshëm – pa pasoja. Si është e mundur kjo?!”

Policia e Lucernit konfirmoi për Blick se një fëmijë në Emmen LU u sulmua nga një Labrador, një përzierje e Labrador dhe Poodle, të enjten e javës që shkoi, transmeton “Bota sot”.

Më shumë informacion

Prindërit nuk e panë vetë sulmin. “Më informoi djali im i madh. Unë vrapova jashtë dhe pashë ambulancën. Vetëm atëherë e kuptova se sa e rëndë është situata”, thotë Nexhat Zenuni për Blick. Onid kishte marrë tashmë kujdes mjekësor: “Ai ishte i mbuluar me gjak dhe ishte në shok”.

Shenja kafshimi në fytyrë

Fqinjët që ishin të pranishëm dhe edhe shoku i dhomës së pronarit të qenit i kishin shpjeguar babait se çfarë kishte ndodhur:

“Ky i fundit tha se sapo kishte ardhur në shtëpi dhe qeni iku me shpejtësi rrufeje kur dera ishte e hapur. Ai kaloi oborrin e përparmë, u hodh mbi gardh dhe menjëherë u hodh mbi djalin tim”, thotë Nexhat Zenuni.

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

Screenshot_2024-02-26-00-40-56-655_com.facebook.katana-edit

Shqiptari që ka restorant në Gjermani s’ua merr asnjë cent klientëve shqiptarë

punetoret-800x445

Si e humbi jetën mërgimtari 43 vjeçar në Itali

protesta-nju-jork2

Shoqata Malësia e Madhe në New York, zgjodhi kryesinë e re : Kryetar i ri me mandat dy vjeçar u zgjodh Senad Lulanaj

shtetesia amerikane lotaria

Tarifat e aplikimit për shtetësi amerikane do të rriten për herë të parë në 8 vjet

qendra kulturore zagreb

Hapja solemne e Qendës Kulturore Shqiptare në Zagreb

policia gjermane gjermani

41-vjeçarja nga Maqedonia goditet me thikë nga burri i saj në Gjermani në sy të djalit të saj të mitur

supermarketet-800x445

Në të ardhmen, Coopi zviceran do të shesë perime nga Shqipëria

zvicer-policia

Shtetasi i Maqedonisë dëbohet nga Zvicra

femijet mergimtare greqi diaspora

Mimoza Hysa: 8 milionë folës të shqipes që jetojnë jashtë vendit, domosdoshmëri ruajtja e gjuhës shqipe

INFO

NA NDIQ