E tradhtoi me shokun, bashkëshortja e Will Smith e pranon para tij dhe shpjegon pse e bëri

0

Në media bëri bujë deklaratave 27-vjeçarit, August Alsina, i cili u shpreh se kishte fjetur me Jada Smith dhe kishte bekimin e bashkëshortit të saj, Will Smith, për këtë gjë. Në një rrëfim përballë burrit të saj, Jada e ka pranuar këtë dhe tregoi se ajo dhe Alsina ishin për katër vite miq, ndërsa në atë periudhë kishte probleme në martesën e saj me Will.

“Kishim momente të vështira dhe pothuajse ishim të ndarë. Familja jonë e afroi për ta ndihmuar për shëndetin e tij”, thotë Jada duke iu referuar problemeve të shëndetit mendor të Alsina.

“Njeriu i vetëm që dha leje për këtë gjë, jam unë. Doja thjesht të ndihesha mirë. Kishte kohë që s`isha ndjerë mirë dhe ishte gëzim i madh të ndihmoja dikë të shërohej”, tha në fund Jada, duke mohuar absolutisht se kishte bekimin e Will për këtë.