Pak ditë pasi producenti muzikor Alberati, ish shok u Gjestit akuzoi banorin e Big Brother VIP Albania për dhunë ndaj ish-partneres së tij, Diellzës, motra e këngëtarit, Blerina, ka reaguar përmes një videoje në TikTok, ku ka hedhur poshtë deklaratat.
Ajo theksoi se fama është diçka e bukur, por nuk mund të merret me forcë, duke shtuar se është më mirë të mbahet qetësia dhe të mos përdoren fjalë të kota.
“Asgjë nuk o tu ia dridh brenda aty”– tha Blerina, duke aluduar për përpjekjet e disa personave për të përfituar nga fama.
Blerina bëri gjithashtu thirrje për paqe dhe më pak inat, duke nënvizuar se është më mirë të jesh i qetë sesa të përhumbesh në fjalë të kota.
Alberati ka akuzuar Gjestin për dhunë ndaj ish-partneres së tij, ndërsa reagimi i motrës së këngëtarit ka qenë i drejtuar për të qetësuar situatën.