E vërteta për shqiptarët e Maqedonisë, të vrarë nga kriminelët serb në Bosnjë…

Picture of designer@fetishimedia.ch

03/01/2023

Enver Robelli

Në këtë fotografi shihet Srđan Golubovići, një kriminel serb duke goditur civilët e vrarë në Bijelinë të Bosnjës më 1992. Srđan Golubovići kurrë s’ka dalë para drejtësisë. Punon si DJ nëpër Serbi. Argëton miletin me muzikë. Një kriminel lufte. Kjo është Serbia e vitit 2022.

Por me kaq nuk mbaron ky rrëfim.

Viktimat kanë emra. Ata quhen:
Ajša Šabanović
Abduraham Pajaziti
Hamijeta Pajaziti

Dy nga viktimat janë shqiptarë.

Siç kam dokumentuar në librin tim “Ratko Mladići dhe banaliteti i së keqes” ndër viktimat shqiptare në Bijelinë është edhe Hajrush Ziberi nga rrethina e Shkupit. Para se ta vrisnin, kriminelët i hodhën benzinë mbi kokë. Në Bijelinë forcat serbe vranë po ashtu vëllezërit Përparim e Vllaznim Rexhbeqaj, bukëpjekës nga Gjonaj i Prizrenit.

Këto ditë magazina e njohur amerikane “Rolling Stone” ka botuar një tekst të gjatë hulumtues ku dokumenton krimet e Srđan Golubovićit.

Për opinionin shqiptar mbesin disa pyetje:

1. Disa nga viktimat janë shqiptarë nga Maqedonia. A ka bërë diçka drejtësia e atjeshme për të ndjekur kriminelin Srđan Golubović?

2. Pse nuk ka bërë asgjë?

3. A kanë bërë diçka autoritetet e Kosovës për të denoncuar vrasësit e Përparim e Vllaznim Rexhbeqajt?

4. Gjysmën e qeverisë së Maqedonisë e kontrollojnë shqiptarët. Çka bëjnë këta njerëz?

5. Qeveria e Kosovës që nga shpallja e pavarësisë (me pak kufizime) kontrollohet nga shumica shqiptare. Çka kanë bërë e çka bëjnë këta njerëz për dokumentimin dhe denoncimin e krimeve?

6. Madje drejtësia maqedonase, për dallim nga ajo kosovare, nuk ka asnjë pengesë që kriminelët serbë t’i ndjekë deri në Gjykatën Europiane për të Drejtat e Njeriut. Edhe Shqipëria do të mund të bënte diçka. E vërteta e hidhur është kjo: si Shkupi si Tirana po bëjnë shumë: po ia shtrojnë qilimin e kuq Aleksandar Vuçiqit si asnjëherë më parë në historinë bashkëkohore. Të vrasësh shqiptarë duket se është biznes i pandëshkueshëm për kriminelët serbë si Srđan Golubovići.

TË FUNDIT

Mucunski përgënjeshtron opozitën: Fatmir Limanit nuk i është refuzuar viza nga ShBA

Studentët i prijnë popullit për rrëzimin e regjimit, Vuçiqi thotë se “e kuptuan mesazhin”

Egli rikthehet në “BBVA”, këto janë fjalët e saj befasuese

Çfarë po ndodh në Beograd? Goxhaj: Nëse Serbia mbështet Dodik atëherë edhe ne..

Lëndohet një minoren me armë zjarri në zonën e Bit Pazarit

Mbyllet Zëri i Amerikës, “Ditari” për herë të parë nuk transmetohet! Elez Biberaj: Kapitull i trishtuar për historinë e angazhimit të SHBA-së me botën

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË