‘E vetmja lidhje që ka mbajtur shqiptarët të bashkuar ka qenë gjuha’

Faik Konica është një prej figurave më interesante të letërsisë shqiptare.

Ky njeri me kulturë të lartë, eseist i shkëlqyer, stilist i përkryer, themelues teorik dhe praktik i kritikës letrare shqiptare, veprimtar politik me orientim perëndimor, siç ishte kultura e popullit që i takonte, solli një model të ri në mendësinë shqiptare.

Më poshtë, po ju sjellim një nga thëniet më briliante të tij:

“… e vetmja lidhje që ka mbajtur shqiptarët të bashkuar ka qenë gjuha.” / KultPlus.com