“E vras fëminë tim, vetëm që të them se ma ke vra ti shqiptari”, zënka mes shumarit shqiptar dhe 5 punëtorëve serbë në Gjilan

Picture of designer@fetishimedia.ch

08/01/2023

Analisti i çështjeve politike Enver Bytyçi, ka treguar për një rast të vjeshtës së vitit 1989, ku kishte ndodhur një zënkë mes shumarit shqiptar dhe 5 punëtorëve serbë, që ruanin pyjet në Gjilan.

Sipas asaj, që Bytyçit ia kishte rrëfyer zëvendës shefi i policisë për Kosovën i kësaj periudhe, puëntorët serbë ishin revoltuar që rrogat iu ishin vonuar.

Njëri nga puëntorët serb, i kishte thënë shumarit shqiptar se “unë e vras fëminë tim, vetëm që të them se ma ke vra ti shqiptari! Prandaj dhe ju shqiptarët e keni të humbur çdo luftë me ne!”, përcjell Bota sot.

Postimi i plotë i Bytyçit në Facebook:

Diku nga vjeshta e vitit 1989, pas heqjes së autonomisë së Kosovës, në Gjilan kishte ndodhur një zënkë midis shumarit shqiptar dhe katër-pesë punëtorëve të etnisë serbe që ruanin pyjet.

Rrogat ishin vonuar dhe punëtorët serbë ishin të revoltuar e fajësonin përgjegjësin, që ishte shqiptar. Një ditë ata u mblodhën para zyrave dhe filluan ta shajnë e ofendojnë shqiptarin si përgjegjës, megjithëse e dinin që faji ishte i qeverisë së Milosheviçit. Por donin sherr.

Me i zellshëm në ofeza qe një djalë te 30-at. Shumari (shqiptar) pasi hyn në zyrë e kërkon në takim djalin në fjalë.

Kur punëtori serb hyn në zyrë te dera thërret nga frika:

– N’besë tande shef! Shqiptari e fton te ulet dhe e pyet:

– Pse më the në besë tande, ju vetë nuk keni besë? Ndërkaq punëtori serb i thotë se “Jo ne nuk kemi besë, por ju po”! Dhe i kërkon që t’ia bante nji pyetje. Pasi merr miratimin, thotë:

– Nesër me luftue ne të dy bashkë, a ma vret ti fëmijën tim? Dhe shqiptari krejt i sigurt i përgjigjet:

– Çfarë faji ka fëmija yt pse ne të dy luftojmë? Ne nuk merremi me fëmijët! Lufta është e burrave! Ndërsa punëtori serb ia kthen:

– Kurse unë e vras fëminë tim, vetëm që të them se ma ke vra ti shqiptari! Prandaj dhe ju shqiptarët e keni të humbur çdo luftë me ne!

Ky incident është protokolluar asokohe në stacionin policor. Mua ma ka treguar zv.shefi i policisë për Kosovën i kësaj periudhe, E. H.!

TË FUNDIT

Trump kërcënon Hamasin dhe i jep ultimatum: Nëse të gjithë pengjet izraelitë nuk lirohen deri të shtunën në orën 12, do ta shihni ç’do ndodhë

Mbledhje të katër komisioneve kuvendore

Mëngjesi i ftohtë, gjatë ditës me vanësira të ndryshueshme

Alketa Vejsiu në qendër të vëmendjes me buzëqeshjen e saj përkrah Eduart Grishajt

Vjen “Natën” nga Dafina Zeqiri dhe Shpat Deda

Egli me shaka pranon që Gjesti të ketë edhe gra të tjera: Mjafton mua mos të më mungojë gjë, ndërhyn Gerta: Gruaja e shtatë

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË