Një shtetas i Maqedonisë së Veriut ka ndërruar jetë papritmas pasi që ka arritur në sportelin e kontrollit të dokumenteve në pikën kufitare Tabanoc-Preshevë,
Ministria e Brendshme tha se bëhet fjalë për një 60 vjeçar i cili derisa po hynte në Maqedoni nga Serbia, ka rënë në tokë, në momentin kur po afrohej në kabinën për kontrollin e dokumenteve të udhëtimit.
Ekipi i mjekëve dhe prokurorit kanë dalur në vendin e ngjarjes, ku është konfirmuar se burri ka ndëruar jetë nga ataku në zemër dhe se bëhet fjalë për vdekje natyrale. (INA)