Ecni shpejt për të ndalur dhimbjet e këmbëve – Këshillat e mjekëve

Iliria News Agency
Iliria News Agency

14 Mars, 2023

Qarkullimi i keq i gjakut mund t’ju prekë në çdo moshë e të kthehet në një problem për përditshmërinë tuaj.

Kur hasni vështirësi të këtj lloji, simptomat janë kryesisht fizike, të dhimbshme e të bezdishme.

Enët e gjakut, bashkë me zemrën dhe muskujt e tjerë janë përbërësit kryesorë të sistemit të qarkullimit të gjakut.

Ndaj kur njëra nuk funksionon si duhet edhe të tjerat kthehen në problematike.

Këtë çështje trajton edhe një raport i publikuar në revistën JAMA në muajin Prill të këtij viti të cilit i referohet AgroWeb.org.

Dhimbjet e këmbëve mund të vijnë si pasojë e qarkullimit të keq të gjakut dhe mënyra për e mirë për ta kaluar këtë është ecja intensive.

Çfarë sugjerojnë ekspertët?

Në këtë studim morën pjesë 305 persona me probleme të qarkullimit të gjakut në arterie.

Ekspertët i ndanë ata në dy grupe të rastësishme ku njëri grup stërvitej me intensitet të lartë ndërsa grupi tjetër me më pak fuqi.

Bëhej fjalë për ecje deri në 50 minuta çdo ditë me ritme të ndryshme në të pesta ditët e javës për një vit rrjesht.

Të dhënat e këtij studimi treguan se personat që bënin pjesë në grupin me intensitet të lartë stërvitje dhe ecnin më shpejt, kishin më pak dhimbje.

Ata e përshkruanin dhimbjen si të moderuar dhe të pakët gjatë kohës kur po kryenin ushtrime.

Për personat që patën ushtrime me intensitet të ulët, dhimbja nuk u shfaq për momentin, por i penalizoi ata në ecjet afatgjata.

Në një tjetër test, për ecje 6 minutëshe, personat e grupit të parë arritën të ecnin 34 metra më shumë se ata që ishin stërvitur me intensitet të ulët.

Personat që u stërvitën me intensitet më të lartë ecën rreth 3 herë më shumë se grupi tjetër duke mos ndjerë dhimbje muskuj apo këmbësh.

Ekspertët sugjerojnë se e ecura mund të stimulojë formimin e qelizave të reja të gjakut të cilat ushqejnë muskujt e këmbëve me oksigjen.

Kështu zgjidhja më e mirë është sforcimi derisa keni mundësi dhe stërvitja e vazhdueshme e këmbëve tuaja. /AgroWeb/

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

nevzad lutfiu

Kryetari i Këshillit Kombëtar në Luginë reagon pas arrestimit të Ismailit: Serbia s’dëshiron paqe

Luizi dhe Kiara

Luizi ja kushtoi këngën e re. Reagon Kiara

luizi koncert

Luiz Ejlli niset për Amerikë, a jeni gati (VIDEO)

Taravari_Kasami-780x470

Taravari e Kasami përplasen për anëtarët dhe simpatizantë politikë

barnatore

Mungesë ilaçesh në farmacitë e vendit!

vjosa osmani

Osmani tregon prapaskenat: E takova 10 minuta Vuçiqin, zakonisht ankohet e bërtet

erdogan

Profili i Erdoganit/ Nga shitës limonadash, tek njeriu më i fuqishëm në Turqi

universiteti punetorëve ish-kino presheve

Të adaptohet apo restaurohet objekti i Universitetit të punëtorëve në Preshevë

shkupi

Anketa: Qytetarët më shumë besojnë në bashkësitë fetare dhe ushtri, më pak në institucione

INFO

NA NDIQ