ECOLOG INTERNATIONAL në Shkup feston ditëlindjen e 93-të të Madhërisë së saj Mbretëreshës Elizabeta

0

Ecolog po e vazhdon me krenari traditën e mbështetjes së marrëdhënieve mes Mbretërisë së Bashkuar dhe Maqedonisë së Veriut duke sponsoruar festën e ditëlindjes së 93-të të Madhërisë së Saj Mbretëreshës së Anglisë, për të dytin vit me radhë. Meqenëse data për këtë festë ndryshon sipas vendeve të Komënuelthit, tradicionalisht, Mbretëresha Britaneze ditëlindjen e saj e feston të shtunën e dytë të muajit qershor. Sivjet, Ambasada e Britanisë në Maqedoninë e Veriut këtë ngjarje e shënoi në Shkup te Muzeu i Artit Bashkëkohor, të enjten më 13 qershor, me një ceremoni që mblodhi së bashku anëtarë të trupit diplomatik, qeveritarë, komunitetin e biznesit si dhe mediume.
Në fjalën e saj të rastit, Ambasadorja e Britanisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut Shkëlqesia e Saj Rachel Galloway potencoi rëndësinë e marrëdhënieve të qëndrueshme mes Mbretërisë së Bashkuar dhe Maqedonisë së Veriut. Ndërsa në relacion me biznesin, duke iu referuar kompanisë ECOLOG International, Ambasadorja tha, “Jemi thellësisht mirënjohës ndaj Ecolog-ut për mbështetjen që i dha këtij eventi sonte. Ecolog siguron shërbime të integruara dhe pajisje jetike për furnizimin e Organizatës së Kombeve të Bashkuara, EUFOR-it, NATO-s në misionet e tyre anembanë botës, duke përfshirë edhe gjashtë vende që kanë prezencë britanike të përhershme. Pa ata, ne si dhe shumë qeveri të tjera nuk do ishim në gjendje t’i mirëmbajmë misionet tona paqësore nëpër botë.”
Drejtori për Veprime Operative i Ecolog-ut, Abraham Sabbagh, e udhëhoqi delegacionin e Ecolog-ut në këtë event, dhe me këtë rast ai ripohoi se marrëdhëniet e qëndrueshme mes Maqedonisë së Veriut dhe Mbretërisë së Bashkuar Ecolog-u i çmon lart. “Ecolog është krenar për furnizmin me shërbime thelbësore në mbështetje të misioneve të Mbretërisë së Bashkuar anekënd botës, dhe meqenëse Tetova është shtëpia e veprimeve tona operative, ne jemi mbështetës të denjë të bashkëpunimit të vazhdueshëm dypalësh mes Mbretërisë së Bashkuar dhe Maqedonisë së Veriut.”
Ecolog gjatë dy viteve të fundit ka furnizuar dhe shpërndarë furnizime për të gjitha trupat britanike të angazhuara në misionet e tyre nëpër botë. Së fundmi Ecolog e ka fituar çertifikatënTRACE si dhe është anëtar i UN Global Compact që përfshin mbi 9.500 kompani pjesëmarrëse të cilat angazhohen për reduktimin e cenimit të të drejtave të njeriut, për përmirësimin e kushteve të punës dhe për zbatimin e zgjidhjeve të qëndrueshme të mjedisit. Ecolog gjithashtu është anëtar i Forumit Ekonomik Botëror, ndërsa kryeson një numër projektesh nga sfera e përgjegjësisë shoqërore në vendet e Afrikës, Lindjes së Mesme dhe në Europë. Për më shumë informacion rreth veprimeve operative të Ecolog-ut në Mbretërinë e Bashkuar si dhe nëpër botë, vizitoni www.ecolog-international.com.