Edhe aleatët edhe Kushtetuta, Osmani: S’mundemi të kemi sukses pa aleatët tanë

INA
INA

23/02/2024

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani në një deklaratë për media ka folur lidhur me dialogun Kosovë-Serbi dhe kritikat që i janë bërë Kosovës për jokonstruktivitet në këtë dialog.

Osmani tha se dialogun më së shumti e ka dëmtuar mungesa e balancit dhe e ekuilibrit ku njëra palë, Kosova është nën masa tërësisht të padrejta, ndërkaq Serbia përkundër aktit të agresionit nuk ka pësuar asnjë masë të vetme.

Megjithatë, siç njofton Telegrafi, presidentja tha se në suaza më të gjera i inkurajon të gjitha institucionet dhe politikanët t’i ruajnë raportet me miqtë.

“…Por, në suaza më të gjera të relacioneve me miqtë tanë, unë i i inkurajoj të gjitha institucionet e Republikës së Kosovës, secilin që merret me politikë që të bëj çmos që këto relacione, në veçanti me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Mbretërinë e Bashkuar, shtetet e BE-së t’i konsiderojnë jo vetëm të rëndësishme, por ekzistenciale për suksesin e shtetit tonë…”, u shpreh presidentja.

E para e shtetit tha më tutje se Kosova është shtet me demokraci të konsoliduar e zhvilluar, por nuk duhet të harrohet që kemi probleme të mëdha të sigurisë.

“Në kufi kemi një shtet që çdo ditë synon agresion ndaj Kosovës, që çdo ditë synon gllabërimin e territorit tonë, që çdo ditë synon edhe sot 25 vite pas luftës vrasjen e qytetarëve tanë…. Në këto sfida nga duhen partnerët tanë, aleatët tanë jo vetëm si shenjë falënderimi që e kanë bërë në të kaluarën, por edhe si vizion se çfarë na duhet në të ardhmen. Kosova nuk mundet të ecë përpara vet, në fakt asnjë shtet në botë nuk mund të ecë para vet”, u shpreh Osmani.

Ajo përmendi edhe fjali të presidentit amerikan, Joe Biden dhe sekretarit Antony Blinken për rëndësinë e partneritetit dhe aleancave.

“Edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës… në çdo fjalim të presidentit Biden dhe sekretarit Blinken do ta vëreni një narrativë ‘ne duam të punojmë së bashku me partnerët dhe aleatët tanë.

Dhe kur kjo është e vërtetë për superfuqinë botërore, Amerikën, është miliona herë më shumë e vërtetë për një shtet si Republika e Kosovës”, tha ajo.

Osmani më tej theksoi se nëse duan që shteti të ketë suksese në rrugën përpara atëherë duhet të bëhet me aleatët.

“Nuk mundet Kosova të ketë asnjë sukses të qëndrueshëm pa bashkëpunimin dhe pa mbështetjen e aleatëve…Pra, edhe Kushtetuta edhe aleatët, nuk e përjashtojnë këto njëra-tjetrën”, tha e para e shtetit.

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

derivate nafta dizeli benzin

A do të rriten çmimet e derivateve të naftës në Maqedoni pas ngjarjeve në Lindjen e Mesme?

Keshilli-i-Sigurimit-OKB

Guterres drejtuar Këshillit të Sigurimit të OKB-së: As rajoni dhe as bota s’mund të përballojnë një luftë tjetër

shkupi

Turistët nga Turqia dominojnë për turizëm në Maqedoninë e Veriut

BE bruksel EU Bashkimi Evropian Unioni

EMRAT/ Ja kush janë ambasadorët dhe emisarët e rinj të BE-së në Ballkanin Perëndimor

hotel mijallkov oher

Kompania e Mijallkovit filloi me ndërtimin e një hoteli luksoz në Ohër, reagon “02 Iniciativa”

moti shiu

Ndryshime të mëdha të motit: Nga mesi i javës Maqedonia duhet të përgatitet për ulje drastike të temperaturave

nafta tregjet

Rritet çmimi i arit dhe i naftës! Si po ndikon në tregjet financiare sulmi i Iranit ndaj Izraelit

lindja mesme iran irak izrael

Shkupi formon shtab krize për evakuimin e shtetasve nga Lindja e Mesme

shkupi

Gjuha e urrejtjes në Maqedoni, një realitet shqetësues

INFO

NA NDIQ