Edhe ARM do të detyrohet ta ndërrojë emrin

0

Edhe Armata e Republikës së Maqedonisë me marrëveshjen e re për emrin do të duhet të ndryshojë emërtimin e saj. Sipas marrëveshjes së Prespës, institucionet dhe organet shtetërore duhet të pagëzohen me emrin e ri Maqedonia e Veriut. Kjo përfshin edhe ushtrinë, ashtu që emri i ri do të jetë Armata e Maqedonisë së Veriut AMV, informon INA.

Lidhur me ushtrinë, ka reaguar opozita greke gjegjësisht Demokracia e Re, e cila ka dëgjuar një fjalim të fundit të kryeministrit Zoran Zaev, ku ai ka folur për ushtrinë e vendit duke e përmendur “Armata Maqedonase”.

Autoritetet greke kanë theksuar se me marrëveshjen e re do të duhet të ndryshohen emrat e të gjitha institucioneve që mbajnë emërtimin “Maqedoni” dhe “Maqedonase”, siç është Akademia e Shkencave apo institute tjera dhe duhet të jenë me emërtimin e ri “Maqedonia e Veriut”. (INA)