Krerët e Lëvizjes BESA sonte në Kondovë të Sarajit kanë zhvilluar një takim me struktura partiake dhe qytetarë. Për këtë takim përmes një postimi ka njoftuar kreu i kësaj partie, Bilall Kasami.
“Sonte, së bashku me dy sekretarët e Lëvizjes BESA, Abdush Demiri dhe Adnan Azizi, realizuam takim me banorët e Kondovës dhe shijuam kafen në Komunën e Sarajit. Dëgjuam hallet dhe brengat e tyre, andaj ne si Lëvizje për qytetarët ofrojmë mirëqenie, ndryshim dhe ekonomi të zhvilluar. Përgëzime strukturave të degës së Sarajit për këtë mikpritje!”, ka theksuar Kasami. (INA)
https://www.facebook.com/KasamiBilall/posts/711558037006845