Edhe Çairi po zbrazet!

0

Arbër Çeliku

Ulesh ta pish kafen e mëngjesit në një lokal tonin të zakonshëm, përreth pamje të zymta, dyqane bosh, sepse edhe Çairi, komuna më e dendur në rajon, ka filluar të zbrazet masovikisht… megjithatë, dy-tre tavolina karshi kanë nga dy njerëz. Shkon kamarieri, një djalë i ri thatim, ta bëjë pagesën, njëri i lë bakshish 10 denarë dhe bërtet: “Unë jam zotni, be”.
E shikoj dhe, në çast, kokën fillojnë të ma shpojnë lloj-lloj mendimesh. Vij në përfundim se ky zotni qenka shumë optimist, e lakmoj për një çast dhe vazhdoj ta gjerb sa më shpejt kafen time dhe të vazhdoj për në punë.
Në veturë ende vazhdoj të mendoj për zotnillëkun dhe optimizmin tonë, që nuk e kuptoj a është realitet apo shfaqje e dëshpëruar në kotec…

(postim në facebook)