Edhe dy ambasadorë të tjerë dyshohen për keqpërdorime financiare prej dhjetëra mijëra eurosh

Picture of INA
INA

20/08/2024

Ministria e Punëve të Jashtme nuk tregon se çfarë do të ndodhë me ambasadorët tek të cilët konstaton shkelje gjatë punës së tyre ose parregullsi në mënyrën se si menaxhojnë me përfaqësitë diplomatike, shkruan Alsat.

Alsat drejtoi pyetje për pasojat që mund të rëndojnë mbi disa ambasadorë, nëse ata rrezikojnë të humbin detyrën ose edhe më keq, do të përgjigjen edhe para drejtësisë. Deri tani nuk morëm përgjigje. Ministria prej kohësh bën një analizë për punën e gjithë ambasadorëve.

Ministri i Jashtëm Timço Mucunski një ditë më parë deklaroi se diplomacia nuk është në gjendje të mirë. Ai, në intervistë për Sitel, bëri të ditur se ka indicie për keqpërdorime të paktën edhe nga dy ambasadorë të tjerë, përveç katër ambasadorëve që deri tani është konfirmuar se kanë qenë nën thjerrën e ministrisë dhe komisioni vlerësues.

“Mund të them se për fat të keq kemi konstatuar edhe disa raste të tjera të parregullsive serioze. S’mund ta them në cilat vende, para së gjithash për shkak të respektit ndaj atyre shteteve ku janë akredituar por kemi edhe disa situata të tjera, si situata në misionin e përhershëm në Nju Jork për keqpërdorime financiare nga ana e ambasadorëve tanë. Për mua edhe shuma më e vogël është domethënëse por këta janë shuma që tejkalojnë dhjetëra mijëra euro. Diplomacia për momentin është në situatë shumë të keqe”, tha Timço Mucunski, ministër i Jashtëm.

Mucunski thotë se ka edhe përjashtime, por pjesa më e madhe e informacione që merr nga ambasadorët secilën ditë, janë informacione që mund t’i marrë edhe nga telefoni kurse puna e ambasadorëve duhet të jetë shumë më shumë se aq.

Procedura deri tani ka përfunduar për Danço Markovskin, dhe ai është kthyer të vazhdojë detyrën në ambasadën e vendit në Tiranë. Komisioni i ministrisë ka konstatuar se lëshimet sa i takon regjistrimit të popullsisë në Shqipëri kanë qenë nga ana e institucioneve të vendit, kurse ambasadori ka bërë detyrën e tij duke ngritur alarmin për rrezikun që mund të vinte. Mandati i tij përfundon për disa muaj.

Ndërkohë vazhdon analizimi i punës së Vesel Memetit, ambasadorit në Romë. Ai u kishte dërguar letër institucioneve italiane se nuk vlejnë pasaportat me emrin e ri të shtetit, pa marrë urdhër nga ministria për një hap të tillë.

Andrej Zhernovski, ambasadori në Bukuresht vlerësohet nga aspekti formal juridik, për mënyrën e marrjes së funksionit ambasador.

Në bisedë informative në ministri nuk është paraqitur asnjëherë Lubomir Fërçkovski, ambasador në misionin e përhershëm në OKB, me seli në Nju Jork. Fërçkovski në kohën e shpalljes së po vlerësohet puna e tij në bazë të dyshimeve për keqpërdorime financiare, ka hapur pushim mjekësor. Mucunski thotë se kjo nuk ndikon në procedurën që zhvillohet ndaj tij, e cila gjithsesi do të vazhdojë. / Alsat.mk

TË FUNDIT
3 orë
Të shtënat pranë Donald Trump/ Shërbimi sekret hapi zjarr ndaj personit që po afrohej i armatosur
6 orë
Diskriminim gjuhësor në aplikacionin për përgatitje për testin e vozitjes
6 orë
Serbia ja si po shlyen adresat e shqiptarëve në Luginë, KNSH zbulon shifra (TABELA)
6 orë
Të dhëna të reja të Eurostat – Rritet numri i qytetarëve të Maqedonisë që kanë marrë lejeqëndrimi në BE
9 orë
Kryeministri Kurti e vizitoi familjen e Adem Mikullovcit

ME TE LEXUARA

16 orë
Bie borë në Pelister
14 orë
Shqipëria rekord turistësh edhe në vjeshtë, italianët dhe anglezët mbushin Vlorën
13 orë
Zbulohet ku ishte fshehur grupi i Radoiçiqit, pas sulmit ku u vra Bunjaku - rrëfehen dëshmitarët
9 orë
Kryeministri Kurti e vizitoi familjen e Adem Mikullovcit
6 orë
Të dhëna të reja të Eurostat – Rritet numri i qytetarëve të Maqedonisë që kanë marrë lejeqëndrimi në BE
6 orë
Serbia ja si po shlyen adresat e shqiptarëve në Luginë, KNSH zbulon shifra (TABELA)
1 ditë
Për 8 muaj 8.5 milionë turistë vizituan Shqipërinë
6 orë
Diskriminim gjuhësor në aplikacionin për përgatitje për testin e vozitjes
1 ditë
Skandal në Gjevgjeli/ Mjeke pa diplomë shtatë vite kishte mjekuar pacientë

LEXO MË SHUMË

Donald Trump

Të shtënat pranë Donald Trump/ Shërbimi sekret hapi zjarr ndaj personit që po afrohej i armatosur

avtoskola vozitje

Diskriminim gjuhësor në aplikacionin për përgatitje për testin e vozitjes

presheve

Serbia ja si po shlyen adresat e shqiptarëve në Luginë, KNSH zbulon shifra (TABELA)

pasaporta-gjermane

Të dhëna të reja të Eurostat – Rritet numri i qytetarëve të Maqedonisë që kanë marrë lejeqëndrimi në BE

IMG_0640

Kryeministri Kurti e vizitoi familjen e Adem Mikullovcit

milan radoicic radojcic

Zbulohet ku ishte fshehur grupi i Radoiçiqit, pas sulmit ku u vra Bunjaku – rrëfehen dëshmitarët

vlora2

Shqipëria rekord turistësh edhe në vjeshtë, italianët dhe anglezët mbushin Vlorën

dimri-bore temperatur

Bie borë në Pelister

liburn aliu albin kurti rouge

Aliu: Rruga Prizren-Tetovë, këto do të jenë efektet në të dyja anët e kufirit

INFO

NA NDIQ