Edhe dy infermiere të Klinikës Infektive në Kosovë preken nga koronavirusi

0

Tri infermiere të Klinikës Infektive në Kosovë janë prekur nga koronavirusi. Këtë e ka konfirmuar Faik Hoti nga ministria e Shëndetësisë e Kosovës, shkruan lajmi.net.

Ai ka bërë të ditur se dy nga infermieret janë në klinikë për trajtim mjekësor, teksa njëra prej tyre është vet-izoluar në shtëpi.

“Sa i përket stafit të Klinikës Infektive, deri sot ka 3 infermiere të infektuara me Covid-19, prej të cilave dy janë të pranuara në klinikë për trajtim mjekësor, ndërsa njëra është e vet-izoluar në shtëpi”, ka thënë ai me anë të një postimi në Facebook.

“I gjithë stafi i Klinikës Infektive është i trajnuar për përdorim të masave mbrojtëse personale, mirëpo edhe përkundër kësaj, duke pasur parasysh natyrën e infeksionit Covid-19, asnjëherë nuk ka siguri një qind për qind”, ka thënë tutje ai.

Deri tani, në Kosovë janë të konfirmuara 106 raste me koronavirus.