Edhe dy javë kohë për të siguruar numrat për ndryshimet kushtetuese

INA
INA

07/08/2023

Vendi po vazhdon të zhytet në hendekun mes qëndrimeve të betonuara të opozitës dhe pushtetit. Qëndrime të cilat janë diametralisht të kundërta mes tyre. Derisa nuk ka shenja se ky hendek do të kalohet së shpejti dhe ndryshimet kushtetuese do të ndodhin.

Si LSDM në pushtet, ashtu edhe VMRO-DPMNE në opozitë, pohojnë se janë për një Maqedoni evropiane, por dy partitë më të mëdha kanë qëndrime diametralisht të kundërta se si të arrihet anëtarësimi në Bashkimin Evropian (BE). LSDM bën thirrje për bashkimin e të gjithë forcave politike për kalimin e amendamenteve kushtetuese dhe futjen e bullgarëve në Kushtetutë, që është kusht për vazhdimin e negociatave me BE-në, kurse VMRO-DPMNE, me pretekstin se ato amendamente janë bërë me diktimin bullgar, bën thirrje për bashkim me qëllim që ndryshimet kushtetuese të refuzohen. Ajo në mënyrë kategorike dhe të vazhdueshme refuzon të mbështesë ndryshimet kushtetuese dhe këmbëngul që zgjedhjet e parakohshme parlamentare si e vetmja zgjidhje e krizës, e bindur se do t’i fitojë zgjedhjet. Por çfarë do të bëjë më pas dhe në çfarë mënyre do të sigurojë një kuadër më të mirë negociues, siç pretendon ai, nuk e zbulon tani për tani.

Analisti Ivo Rangjeloviq, thotë se opinioni aktualisht po manipulohet me ndryshimet kushtetuese, si nga pushteti ashtu edhe nga opozita. “Amendamentet kushtetuese janë një nga pikat e propozimit francez që shteti është zotuar të zbatojë në kuadrin ndërkombëtar. Debati për çdo pikë pas atij propozimi është i pakuptimtë sepse thelbi është që ne si shtet kemi obligim të zbatojmë gjithçka që ka pranuar Qeveria në atë propozim. Pjesa praktike e manipulimit është pesha e këtij problemi, i cili është bërë më i zhurmshmi në opinion, duke lënë në hije ndryshimin e emrit të shtetit, diçka për të cilën askush nuk po debaton më. E njëjta gjë do të ndodhë pas ndryshimit të Kushtetutës për hyrjen e minoritetit bullgar. Dëmi më i madh kolateral në situatë janë qytetarët të cilët, po humbasin kohë në kalkulimet manipuluese të partive, të cilat në fund do t’i votojnë ndryshimet kushtetuese përmes kësaj apo një qeverie të mëvonshme në të ardhmen”, thotë Rangjeloviq.

Kovaçevski, në një intervistë për media, ka folur për ndryshimet kushtetuese që janë pjesë e kornizës negociuese dhe kusht për mbajtjen e konferencës së dytë ndërqeveritare dhe fillimin praktik të negociatave me BE-në. Ai foli edhe për qëndrimin e opozitës se nuk pranon “amendamentet kushtetuese nën diktat bullgar”, por edhe për ndodhitë e fundit politike në BDI dhe se si e gjithë kjo do të ndikojë në këtë proces. Njëkohësisht ai thekson se deputetët aktualisht kanë një punë shumë më të rëndësishme sesa, kalkulimet për një post ministror, ​​parlamentar apo drejtor. “Deputetët tani kanë, do të thosha, detyrën më të rëndësishme, e cila është t’i sigurojnë vendit dhe qytetarëve perspektivën europiane. Ne kemi nevojë për një konsensus kombëtar për të arritur përfundimisht qëllimin strategjik që Maqedonia e Veriut të bëhet anëtare e BE-së”, tha Kovaçevski.

Më 18 gusht fillon seanca për ndryshime kushtetuese, derisa Koveçevski, pret një debat parlamentar të ndershëm, cilësor dhe të frytshëm nëpërmjet të cilit do të zbardhen të gjitha argumentet, për të arritur së bashku një vendim jopartiak, ashtu siç ne e meritojmë dhe me të cilën do të tregojmë seriozitetin dhe përgjegjësinë tonë përpara momentit që vështirë se do të përsëritet.

Sipas Kovaçevskit, opozita duhet të ndërtojë një qëndrim dhe të vendosë nëse është për integrim në BE, apo për izolim. “E para ishte ‘asimilimi dhe bullgarizimi’. Pasi u pa se nuk ka asgjë nga këto, tani është ‘diktim bullgar’. Amendamentet kushtetuese nuk janë diktat i askujt dhe as propozim individual i askujt, por janë pjesë e kornizës negociuese e Maqedonisë së Veriut me BE-në. Asgjë më shumë, asgjë më pak”, shton ai.

I pyetur për luftën kundër korrupsionit, ai tha se askush nuk duhet të jetë mbi ligjin dhe të gjithë duhet të mbajnë përgjegjësi për veprimet e tyre. Për mundësinë e bllokadave të reja nga Sofja dhe nëse miratohen amendamentet kushtetuese, Kovaçevski është i mendimit se kërkesat e mëtutjeshme do të kenë të bëjnë me reformat. “Përgjegjësia ka emër dhe mbiemër dhe për këtë arsye inkurajojmë organet gjyqësore që në mënyrë të pavarur të vendosin dhe të ndërmarrin hapa për të çuar përpara planin e dhënies së drejtësisë dhe praktikën e paanshmërisë dhe profesionalizmit, gjë që do të forcojë integritetin e organeve gjyqësore”, shprehet kryeministri.

Nga VMRO-DPMNE, thonë se çështja e ndryshimeve kushtetuese është mbyllur dhe se dorëheqjet e ministrave të BDI-së janë tentativë për t’i mbuluar aferat korruptive brenda partisë së Ali Ahmetit. “Dorëheqjet e tyre janë një trik për marketing personal. Dorëheqjet në BDI erdhën pikërisht në momentin kur i mbuluan retë e zeza të krimit dhe të cilat duhet t’i heton Prokuroria Publike. BDI po tenton që të marrë qoftë edhe një ditë më shumë pushtet për të vazhduar krimin dhe korrupsionin dhe ndërkohë po tenton të shpëton edhe LSDM-në nga lëkura”, deklaruan nga VMRO-DPMNE.

Ndryshe, deri në mbajtjen e seancën plenare rreth ndryshimeve kushtetuese kanë mbetur edhe 13 ditë dhe ende nuk është e ditur për opinionin publik se a janë siguruar votat e nevojshme prej 80 deputetësh. /Kohamk/

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

moti shiu

Ky është parashikimi i motit për sot

qeveria kosoves prishtine

Sot ditë zie në Kosovë në kujtim të vajzave dhe grave të vrara

ikja

Të dhënat e trishta/ Të rinjtë po ikin në emigracion, të moshuarit punojnë

KESHILLI i Evropes KIE

Këta janë 29 deputetët që votuan kundër anëtarësimit të Kosovës në KiE

Arben Taravari

Taravari uron Kosovën për votimin në Asamblenë e KiE: Gjithmonë me Kosovën tonë

qeveria-750x430

Qeveria vendosi: 24 prilli dhe 8 maji ditë jo pune për të gjithë qytetarët

Ali Ahmeti tubim

Ahmeti: “Ju thash, ma jepni shpatën dhe ju më besuat e unë nuk ju zhgënjeva”

Protesta_Mjeket

Qeveria mori vendim për specializantët

bilall kasami

Kasami nga Dibra: Do të investojmë në zhvillimin e vendit, do të mbështesim rininë dhe kthimin e mërgatës

INFO

NA NDIQ