“Edhe fëmijët në Palestinë të jenë të lirë si ne”/Fëmijët në Shkup 1 Qershorin e shënuan duke u solidarizuar me vërsnikët palestinezë

Picture of INA
INA

01/06/2024

Të veshur dhe me fytyrë të ngjyrosur si flamuri palestinez.

Kështu u shënua Dita Ndërkombëtare e fëmijëve – 1 Qershori në Shkup.

Ata bashkë me prindërit kishin dalë që të solidarizohen me fëmijët palestinezë, të cilët janë duke kaluar momentet më të vështira të jetës, nën frikën e vdekjes nga sulmet izraelite.

Nga këtu dërguan edhe porosi.

-Sot jam veshur kështu për Palestinën, kur i kam veshur këto rroba e mendoj veten që jam duke i ndihmuar Palestinës dhe e mendoj veten që jam te Palestina, tha Ikra Jakupi, fëmijë.

-Çfarë mesazhi do t’u kishe dhënë të gjithë fëmijëve sot?

-Sot do t’u kisha dhënë të gjithë fëmijëve le të jenë rehat, mos të mundohen shumë të gjithë fëmijët kanë mundësi të jenë rehat, shtoi Ikra Jakupi, fëmijë.

-Sot është dita e fëmijëve dhe sot ua kemi kushtuar këtë ditë fëmijëve në Palestinë për shkak se ato janë duke hequr më shumë se ne këtu që i kemi të gjitha kushtet e mira.

Çfarë mesazhi sot do t’u japësh fëmijëve?

-Sot u kisha thënë të gjithë fëmijëve duhet të jenë të lumtur dhe të mos e kenë ndonjë problem sot.

-Sot nuk kam probleme, p.sh. të mos qortohen nga prindërit sot. Mos të vriten, theksoi Behra Idrizi, fëmijë.

-Unë sot në ditën botërore të fëmijëve dëshiroj që edhe fëmijët në Palestinë të jenë të lirë si ne.

Koordinatorja e rrjetit të organizatës “Zëri i grave për paqe dhe solidaritet”, Mersiha Smajloviç tha se qëllimi i këtij programi është që duke shitur ushqime të ndryshme, paratë e mbledhura të dërgohen si ndihmë për Palestinën.

“Programi është me çdo organizatë apo individ, në të gjitha gjuhët do të kemi program nga ana e fëmijëve, do të kemi edhe fëmijë nga Gaza që kanë ardhur në Maqedoni, dhe ato do e këndojnë këngën e tyre. Pastaj do të munden të gjithë fëmijët që nuk janë vetëm nxënës të programit, por edhe këtu në parkun e Çairit mund të përfshihen në programin që është me karakter edukativ, ndërkohë kemi edhe treg humanitar, me qëllimin që e gjithë shitja e rekuizitave do të shkojë me synime humane”, pohoi Mersiha Smajloviç, koordinatore rrjetit “Zëri i grave për paqe dhe solidaritet”.

Programi për fëmijë u zhvillua në gjuhën shqipe, maqedonase, turke, boshnjake, arabe dhe në gjuhën angleze.

TË FUNDIT
5 orë
Sa nënkryetarë do ketë Parlamenti i Maqedonisë së Veriut
5 orë
Mexhiti dhe Bilalli të ftuar nga kreu shtetëror në ditën e çlirimit të Kosovës
7 orë
Ndeshja Shqipëri-Itali me DJ dhe në ambient të hapur në Kumanovë
8 orë
Mickoski paralajmëron 100 milionë euro ndihmë për komunat
9 orë
Shtrenjtohet buka

ME TE LEXUARA

10 orë
Mickoski: Krenar Lloga kuadrot për drejtësi i kërkonte në Zajaz. Lloga ja si i përgjigjet
16 orë
Siljanovska Davkova takoi presidentin gjerman Frank-Walter Steinmeier
10 orë
Apasievi kundër Arben Fetait për zëvendëskryeministër i Qeverisë
15 orë
OKB-ja ka akuzuar Izraelin për krime kundër njerëzimit
10 orë
Holandezin e kafshoi gjarpëri në Ohër, nuk kishte serum në spitalin e Ohrit, e shpëtuan në Dibër
19 orë
Taravari: Ligji për ushtrues detyre të kryetarëve të komunave është gati, presim mbështetje
15 orë
Lloga: Erdhi dita kur presidentja nuk e njeh shtetin e saj

LEXO MË SHUMË

bdi ali ahmeti kuvend

Sa nënkryetarë do ketë Parlamenti i Maqedonisë së Veriut

FB_IMG_1718221732728

Mexhiti dhe Bilalli të ftuar nga kreu shtetëror në ditën e çlirimit të Kosovës

kombetarja

Ndeshja Shqipëri-Itali me DJ dhe në ambient të hapur në Kumanovë

Mickoski

Mickoski paralajmëron 100 milionë euro ndihmë për komunat

buka

Shtrenjtohet buka

IMG_2933

Holandezin e kafshoi gjarpëri në Ohër, nuk kishte serum në spitalin e Ohrit, e shpëtuan në Dibër

IMG_2930

Apasievi kundër Arben Fetait për zëvendëskryeministër i Qeverisë

mickoski hristijan

Mickoski: Krenar Lloga kuadrot për drejtësi i kërkonte në Zajaz. Lloga ja si i përgjigjet

shkolle klase

I nxehti i madh – Rekomandohet shkurtim i orëve për filloristët

INFO

NA NDIQ