Edhe Jugosllavia pati president shqiptar, por shqiptarët nuk e donin!

Picture of ina-online
ina-online

29/01/2024

Nga Kim Mehmeti

Nga gjithë shtetet e dala nga ish – Jugosllavia, Maqedonia më së shumti i ka trashëguar ‘tiparet’ e nënës që e lindi. Si e tillë ajo edhe ndërtohet sipas formulave të ish – Jugosllavisë, në të cilin nuk ishte e rëndësishme përmbajtja, por ikebana politike.

Pra njësoj si asokohe kur sa më shumë dobësohej lidhja mes popujve të federatës së Titos, aq më shumë forcohej ‘vëllazëria’ mes elitave politike shumetnike që e drejtonin atë, edhe në Maqedoninë e sotme ndodhë që sa më keq ndjehen qytetarët dhe e braktisin atë, aq më bashkëpunues mes veti janë elitat partiake që e zhvatin vendin.

Dhe sot kur në Ballkan pakësohet numri i shqiptarëve e shtohet numri i kryeministrave shqiptarë, dikush aq i përbuzë shqiptarët e Maqedonisë sa i shpërfaq të paaftë ta kuptojnë se një shtet nuk matet me atë sa i mirë është për pushtetarët e vet dhe mysafirët e tyre, por sa i përshtatshëm është për qytetarët dhe rinin që banon në të.

Por megjithatë, sado që me pamje të rrejshme ta fshehësh të vërtetën, me asgjë nuk mund ta mbulosh mungesën e zërave fëmijëror nëpër shkollat dhe vendbanimet shqiptare si dhe, të vërtetën se ka një Maqedoni parajsë , ku jetojnë hajdutokratët e BDI-së dhe një Maqedoni të pabanueshme për familjet shqiptare.

Dhe në një dy-Maqedoni të tillë nuk vlen gjë cilido burrështetas që majmet në grazhdin e shtetit dhe që harron se mediat e paguara në Tiranë e Prishtinë të mundësojnë që përkohësisht të dukesh më shumë seç je, por kurrë nuk do munden ta fshehin të vërtetën se BDI-ja është e paarritshme vetëm në ‘dëbimin’ e të rinjve nga Maqedonia.

Andaj gabojnë të gjithë ata që bëhen pjesë e paradave që shënojnë arritjet e BDI-së, duke besuar se shqiptarët e këtushëm janë aq budallenjë sa mos e dinë se sot askush nuk të lëvdon pa e paguar as kur e meriton atë, e lëre më kur je injorant politik, siç janë drejtuesit BDI-së, të partisë që për shumëçka do mbetet kancer politik i shqiptarëve të Maqedonisë.

TË FUNDIT
20 orë
Premtimet për rishikimin e rasteve “Monstra” dhe “Alfa”, shpresë për shqiptarët!
2 ditë
“Ndërmarrja Kriminale e Përbashkët”- Shërbimi Sekret i Serbisë dhe instrumentet e tij
2 ditë
Izraeli i sfidon të gjithë, në Iran alarm në aeroporte – numërimi mbrapsht për sulmin
3 ditë
Vetingu i privatizimit të kapitalit shoqëror!
5 ditë
Rastet e montuara Ahmetit: Askush si ju s’i poshtëroi shqiptarët!

ME TE LEXUARA

20 orë
Premtimet për rishikimin e rasteve “Monstra” dhe “Alfa”, shpresë për shqiptarët!

LEXO MË SHUMË

fejzi hajdari

Premtimet për rishikimin e rasteve “Monstra” dhe “Alfa”, shpresë për shqiptarët!

bardhyl-mahmuti

“Ndërmarrja Kriminale e Përbashkët”- Shërbimi Sekret i Serbisë dhe instrumentet e tij

izrael tel aviv gaza

Izraeli i sfidon të gjithë, në Iran alarm në aeroporte – numërimi mbrapsht për sulmin

Alpin-Ollogu-1

Vetingu i privatizimit të kapitalit shoqëror!

Arben Fetai

Rastet e montuara Ahmetit: Askush si ju s’i poshtëroi shqiptarët!

xhenis sulimani

Si humbet VMRO DPMNE në labirinthin e kulturës politike?

bekim qoku

Dum babën! Dum babën!

Spartak Ngjela

Ngjela ‘shpërthen’ ndaj Ramës: Tradhti kombëtare, nuk e lejon as…!

izet mexhiti

Për BDI-në dhe “suksesin” eurointegrues – retrospektivë e shkurtër

INFO

NA NDIQ